GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosja e trefishtë në Kretë, arrestohet “Nardi”/ Media greke: U fsheh në Shqipëri pas krimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e trefishtë në Kretë, arrestohet “Nardi”/ Media greke: U fsheh në Shqipëri pas krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 39-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për një atentat të mbetur në tentativë, është vetëdorëzuar dhe është arrestuar nga autoritetet greke. Ngjarja daton në dhjetor të vitit 2023, kur tre shtetas nga Kreta u plagosën me armë zjarri pas një konflikti jashtë një klubi nate në Gazi.

Siç raporton media greke “Protothema‘, i dyshuari, i njohur me pseudonimin “Nardi”, konsiderohet një figurë kyçe në një rrjet kriminal që operonte në Athinë, duke ofruar mbrojtje për lokale nate. Pas arratisjes në Shqipëri, ai ka negociuar dorëzimin e tij me autoritetet greke dhe tashmë ndodhet përballë drejtësisë.

Artikulli nga media greke

Një 39-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për një atentat të mbetur në tentativë, është vetëdorëzuar dhe është arrestuar nga autoritetet greke pasditen e së dielës (16 mars).

Sipas burimeve policore, fillimisht avokati i tij u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Athinës (GADA), rreth orës 18:00, dhe pak më vonë mbërriti edhe i kërkuari, i cili u vetëdorëzua. Për disa ditë me radhë, avokati i tij, Spiros Dimitriou, kishte negociuar me policinë për dorëzimin e klientit të tij.

Pas ngjarjes së përgjakshme që ndodhi më 16 dhjetor 2023 në zonën e Gazit, ku tre shtetas nga Kreta u plagosën me armë zjarri jashtë një klubi nate, 39-vjeçari ishte arratisur në Shqipëri, ku qëndroi për një periudhë të gjatë kohore. Pas identifikimit të tij nga autoritetet greke, u lëshua një urdhër-arresti për kapjen e tij.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 dhjetorit 2023, kur një grup prej gjashtë-shtatë të rinjsh nga Kreta po festonin në disa klube nate në Gazi, pasi njëri prej tyre do të martohej së shpejti. Rreth orës 03:00 ata hynë në një klub nate, ndërsa në orën 06:00 dolën dhe shkuan në një piceri për të ngrënë.

Ndërkohë që disa po konsumonin ushqim, një prej tyre vuri re një makinë tip SUV me ngjyrë gri e errët që kaloi pranë tyre. Pas një thirrjeje nga njëri prej të rinjve, automjeti u ndal disa metra më tutje dhe dy persona zbritën prej tij. Njëri prej tyre goditi me shuplakë njërin nga grupi i kretanëve, gjë që shkaktoi reagim nga të tjerët. Në atë moment, personi i dytë nxori një armë zjarri dhe qëlloi drejt tyre, duke plagosur një 28-vjeçar dhe dy vëllezër, që ishin pjesë e grupit.

E shkuara kriminale e 39-vjeçarit

I arrestuari, i njohur me pseudonimin “Nardi”, ishte identifikuar pas hetimeve policore në rajonin e Athinës. Ai konsiderohet një figurë kyçe në një nga gjashtë grupet kriminale të shkatërruara nga policia greke gjatë një operacioni të madh, ku u arrestuan 50 persona dhe u identifikuan 187 të tjerë.

39-vjeçari, me precedent të shumtë penalë, ka qenë aktiv në ofrimin e mbrojtjes për lokale nate në zonën e Gazit, duke u përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe rrjete kriminale. Tashmë, ai do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

Etiketa: GreqiKreteNardiPlagosje

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Qori thumbon Lapajn: Jo koalicion me politikanë që fusin prindërit në lista

Qori thumbon Lapajn: Jo koalicion me politikanë që fusin prindërit në lista

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com