Një konflikt mes dy të dënuarve në burgun e Durrësit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa dyshohet se gjatë përplasjes është përdorur një mjet prerës.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar i burgosuri Muharrem Bugjisha, i cili është arrestuar në flagrancë. Ai dyshohet se ka goditur me mjet prerës të burgosurin tjetër, Ilir Biba.
Për rastin janë ngritur dyshime për plagosje të lehtë me dashje dhe futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit, vepra penale të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.
Dosja i është kaluar Prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë procedurat ligjore për rastin.










Discussion about this post