GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosje dhe pjesëmarrje në grup kriminal, prangosen në Kakavijë dy persona të shpallur në kërkim (Emrat)

08:58 - 23/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishte shpallur në kërkim, kapet në Kakavijë 56-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vepra të ndryshme penale janë arrestuar në pikën kuftare të Kakavijës.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari Dorjan Deda, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Raportohet se i riu është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Gjithashtu është arrestuar 46-vjeçari me iniciale, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, i shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Memaliaj, për shkak të shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky i fundit rezulton se ishte i përfshirë në një dosje për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilat ishin të lidhura me aktivitetin e tij kriminal.

Njoftimi i Policisë:

PKK Kakavijë-Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e rradhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit të festave të fundvitit.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe  shkëmbimit të informacioneve me Stacionin e Policisë Memaliaj dhe me DVP Tiranë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, u kapën dhe u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

-D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

-L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi Stacioni i Policisë Memaliaj e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Veprimet e tjera procedurale për këta shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.

 

Etiketa: KakavijekerkimPranga

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Moti i keq, në Durrës. Anijet e vogla tërhiqen të gjitha në mol

Moti i keq në Durrës, pezullohet aktiviteti i anijeve të peshkimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com