GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plagosje e lehtë, Noka-Prokurorisë: Ndryshoni akuzën për Rrajat, po i shërbeni…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosje e lehtë, Noka-Prokurorisë: Ndryshoni akuzën për Rrajat, po i shërbeni…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Flamur Noka i ka drejtuar një thirrje organit të Prokurorisë që të rishohë akuzën ndaj anëtarëve të fisit Rraja, që pak javë më parë dhunuan shtazarisht dy kushërinj nga fisi Maja, të cilët ishin ankuar lidhur me një gurore, shpërthimet e së cilës po i dëmtonin banesat.

Noka përmes një deklarate tha se thyerja e kockave të kafkës dhe parakrahut nuk janë plagosje e lehtë

“Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për bandën e ish- deputetit të Ramës, Rrahman Rraja, që ushtroi dhunë intensive dhe gjakatare ndaj Bilbil dhe Jashar Majës.

Akuza e prokurorëve është ‘ plagosje e lehtë’ dhe ‘kanosje’.

Në asnjë teori apo literaturë të kriminalistikës, dhuna e ushtruar ndaj Majave nuk mund të përkufizohet si ‘plagosje e lehtë’. Prokuroria flak nga akuza shkopinjtë e bejsbollit, të cilët në asnjë manual, hiq rastin kur përdoren në rolin e tyre fillestar, për të luajtur bejsboll, nuk mund të konsiderohen si mjete të dhunës së lehtë.

Thyerja e dy kockave të kafkës dhe parakrahut, vlerësohet plagosje e lehtë nga Prokuria dhe kjo është tallje cinike me viktimat. Eshtë mbrojtje e hapur e kriminelëve.

Edhe te termi ‘kanosje’, Prokurorisë i merret goja dhe këmbët. A e kanë parë prokurorët të paktën një anëtar të Rrajave që i rri me pistoletë te koka kushërinjve të gjakosur dhe përdhosur Maja?!

Një pistoletë e drejtuar, jo në kushtet e vetëmbrojtjes, por të agresionit është kërcënim për jetë, jo kanosje”, tha Noka.

Në vijim ai shtoi se Partia Demokratike e konsideron një turp për prokurorinë akuzën e ngritur, e dënon me neveri dhe kërkon rishikimin e saj.

“Edhe pse presioni i qeverisë, i të fortëve të fisit apo shoqërisë së Rrajave, ka qenë i pranishëm, prokurorët janë të dënuar të japin drejtësi sidomos në raste të tilla kur ceshtjet, para se të shkojnë te organi i akuzës, kanë kaluar nga gjykata e opinionit publik.

Prokuroria ka dalë haptas kundër asaj që të gjithë shqiptarët kanë parë. Prokuroria ka parë atë që Edi Rama dhe Rrajat kanë dashur që ata të shohin. Në cdo rast tjetër mbetet që Prokuria “kur ka parë paranë, ters e ka vërtitur sherianë”.

Akuza e holluar me ujin e zi të korruptimit moral e shpirtëtor është sinjal se Rrajat plagosin rëndë dhe dënohen lehtë. Se ata gëzojnë sërish mbrojtje, të cilën do ta përdorin për kërcënime, krime dhe dhunë në zone; si kur banorët nuk pajtohen me shkeljet e tyre, apo kur ata nuk duan të votojnë partinë e zemrës së Rrajave, atë Socialiste”, tha Noka.

Etiketa: NokaProkuroriarrajat

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Para
Gol në sekondën e fundit, Tirana fiton klasiken me Vllazninë

Gol në sekondën e fundit, Tirana fiton klasiken me Vllazninë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë nga qytetarët që janë kundër ndërtimit të resortit në...

Lexo më shumë
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş