GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Planet e administratës Biden për reduktimin e gazit metan

08:04 - 03/11/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Planet e administratës Biden për reduktimin e gazit metan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e dytë të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike që mbahet në Glasgou, presidenti amerikan Joe Biden, njoftoi një plan të gjerë të Shteteve të Bashkuara për të pakësuar emetimin e gazit të metanit. Konferenca ka mbledhur së bashku udhëheqës nga më shumë se 100 vende të botës.

“Ajo që do të bëjmë nga sot deri në vitin 2030 do të ndikojë ndjeshëm tek situata, dhe do të shërbejë për të kuptuar nëse jemi në gjendje të përmbushim angazhimet tona afatgjata“, tha Presidenti Biden.

“Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë në këtë dekadë vendimtare, e që të ruajmë kufirin prej 1.5 gradë celcius të ngrohjes globale, është pakësimi i emetimit të gazit të metanit, sa më shpejt të jetë e mundur“, shtoi ai.

Metani është një gaz që kontribuon drejtpërdrejt në ngrohjen globale. Metani emetohet gjatë prodhimit dhe transportit të qymyrit, gazit natyror dhe naftës. Po kështu blegtoria, aktivitetet bujqësore apo landfillet prodhojnë sasi të mëdha të këtij gazi.

Të martën, administrata e Presidentit Biden bëri publike një plan që bën bashkë sektorë të ndryshëm të qeverisë amerikane, duke përfshirë departamentet e energjisë, bujqësisë, transportit, strehimit dhe departamentin e brendshëm, në përpjekjet për të ulur emetimin e gazit të metanit.

Ky plan synon që Shtetet e Bashkuara të arrijnë objektivat në përputhje me një premtim global për reduktimin e metanit, sipas të cilit emetuesit më të mëdhenj në botë, synojnë të pakësojnë deri në vitin 2030, emetimin e përgjithshëm të metanit me 30% nën nivelet e vitit 2020.

“Reduktimi i emetimit të metanit është thelbësor për të mbajtur nivelet e ngrohjes globale nën 1.5 gradë Celcius”, tha Helen Mountford, nënpresidente e Institutit për Burimeve Botërore, e cila trajton çështje të ekonomisë dhe klimës. “Ky premtim nga mbi 90 vende për të ulur emetimin e gazit metan me të paktën 30% gjatë dekadës së ardhshme vendos një bazë të fortë për sa i përket ambicieve që na duhen globalisht. Veprimi i fortë dhe i shpejtë për të pakësuar emetimin e metanit ofron një sërë përfitimesh, nga kufizimi i ngrohjes afatshkurtër dhe frenimi i ndotjes së ajrit, tek përmirësimi i sigurisë ushqimore dhe shëndeti më i mirë publik“, shtoi ai./VOA

Etiketa: gaziJoe Biden

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Skoci

Një vorbull e mistershme në detin skocez, çfarë thonë ekspertët (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26

Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tiranë kanë...

Lexo më shumë
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com