GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Planeti drejt katastrofës globale? Temperaturat pritet të rriten me 2.6°C deri në fund të shekullit!

në Aktualitet, Kuriozitete, Lajme, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Planeti drejt katastrofës globale? Temperaturat pritet të rriten me 2.6°C deri në fund të shekullit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bota po përballet me një paralajmërim serioz nga shkencëtarët për një rritje dramatike të temperaturës globale me 2.6°C mbi nivelet para-industriale, nëse vendet nuk marrin masa urgjente për uljen e emetimeve. Raportet e fundit të “Climate Action Tracker” tregojnë se planet aktuale të qeverive nuk po arrijnë të shmangin ngrohjen e rrezikshme të Tokës, ndërsa emetimet nga lëndët djegëse fosile kanë arritur nivele rekord.

Pavarësisht premtimeve ndërkombëtare për reduktimin e ndotjes, të ashtuquajturat Kontribute të Përcaktuara Kombëtarisht (NDC) mbeten të pamjaftueshme. Vetëm 100 vende kanë dorëzuar plane të reja deri tani, duke e lënë botën në një kurs drejt krizës klimatike.

Një rritje me 2.6°C do të shënonte kalimin e kufirit të Marrëveshjes së Parisit, duke sjellë pasoja katastrofike: thatësira ekstreme, përmbytje vdekjeprurëse, kolaps të sistemeve bujqësore dhe humbje të ekosistemeve jetike. Ekspertët paralajmërojnë se mund të ndodhin “pika kthese” në klimë, si shembja e qarkullimit të Oqeanit Atlantik dhe zhdukja e shkëmbinjve koralorë.

“Një ngrohje botërore me 2.6°C do të thotë katastrofë globale,” paralajmëron drejtori i “Climate Analytics”, duke shtuar se ky skenar mund të shkatërrojë bujqësinë në Europë dhe Azi, duke shkaktuar mungesa ushqimore dhe valë të nxehtësisë vdekjeprurëse.

Aktualisht, planeti është ngrohur me rreth 1.3°C për shkak të shpyllëzimit dhe përdorimit të karburanteve fosile, duke sjellë tashmë pasoja të dukshme: zjarre masive, stuhi dhe fatkeqësi natyrore gjithnjë e më të shpeshta.

Edhe pse përdorimi i energjisë së rinovueshme është në rritje, emisionet e karbonit pritet të rriten me 1% gjatë vitit 2025, duke e mbajtur njerëzimin në rrugën e gabuar. Shkencëtarët kërkojnë veprim të menjëhershëm global për të frenuar krizën klimatike, përpara se dëmet të bëhen të pakthyeshme.

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Para
Policia ndalon dy kushërinj me 2.2 kilogramë kokainë në Institut, tentuan t’i iknin policisë

Policia ndalon dy kushërinj me 2.2 kilogramë kokainë në Institut, tentuan t'i iknin policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com