GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plani i Bashës, që i la me gisht në gojë Bardhin e Tabakun

20:26 - 07/06/23
në Aktualitet, OP-ED, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Plani i Bashës, që i la me gisht në gojë Bardhin e Tabakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Armand Shkullaku

Ajo që ndodhi mbrëmë në orët e vona të natës, në kryesinë e PD së vulës, nuk ishte asgjë tjetër veçse konfirmimi i një skenari të parashkruar shumë kohë më parë. Lulzim Basha ka realizuar aktin e parafundit të një projekti politik, që përfundon me rikthimin e tij në krye të një ngastre që i ka mbetur nga ajo që quhet Partia Demokratike zyrtare.

Projekti politik i Bashës ka qenë i qartë. Ai ka vepruar me një synim të përcaktuar më së miri, që kur shpalli të ashtuquajturën dorëheqje një vit e ca më parë. Ai dha dorëheqjen, por nuk e depozitoi atë në gjykatë, i garantuar nga pushteti, se pavarësisht vendimit të gjykatës së Tiranës, ai do të figuronte përsëri zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike.

Sipas të njëjtit plan, gjykatat mbajtën zvarrë për plot në 9 muaj vendimin se kujt i takonte logoja dhe vula zyrtare e PD, deri dy ditë para afatit të regjistrimit të partive politike në KQZ.

Zgjedhja e Aliebeajt si kryetar i komanduar, ishte gjithashtu pjesë e projektit politik të Bashës. Institucionet zgjedhore, ndoqën skenarin me porosi të pushtetit, dhe caktuan në fletën e votimit të PD së vulës, emrin e Alibeajt.

Fijet pas tij, në të gjithë këtë proces, në vendimin për të dalë me kandidatë në zgjedhjet lokale, në emërimin e komisionerëve që miratoheshin edhe nga mazhoranca, në sulmet e kurdisura ndaj atyre që propozuan të mos dilej me kandidatë, në marrëveshjet e fshehta në zona të caktura elektorale, e deri tek dorëheqja e vetë Alibeajt, i luante Lulzim Basha. Në finalizim të këtij plani, sot Lulzim Basha po hedh hapin e radhës, që është e ashtuquajtura rizgjedhje e tij në krye të PD së vulës.

Por ndërsa Basha e ka patur të qartë synimin e tij politik, pra mbajtjen e vulës dhe flirtimin me mazhorancën, për sa kohë mund të jetë i dobishëm për pushtetin, ajo që duket absurde, është pozicioni i një pjese të kryesisë, që të martën në mbrëmje lanë mbledhjen nën sharjet dhe presionin e mbështetësve të Bashës.

A kanë patur ata në kokat e tyre një ide se përse qëndruan pas Lulzim Bashës, kur gjithçka dukej qartë se do të përfundonte këtu ku është sot? A ngritën ata ndonjëherë pyetjen se përse i gjithë sistemi i kontrolluar nga pushteti, u vu në lëvizje për të eleminuar nga gara e barabartë opozitën e vërtetë? A u takonin atyre logoja, komisionerët, numëruesit, koha televizive dhe paratë e dhëna nga KQZ? A besonin ata vërtetë se përfaqësonin opozitën reale?

Për gati një vit, grupimi që u largua me bisht ndër shalë nga mbledhja e kryesisë, së programuar për të rikthyer Bashën, ka dashur të jetojë në një realitet virtual.

Ky grupim nuk pati kurrë një qëndrim, qoftë për të ardhmen e vetë politike, qoftë për atë të partisë që u kishte dhënë mandatet e deputetëve. Ata silleshin sikur vërtetë ishin opozita e madhe, sikur grupin parlamentar nuk ua kishte caktuar Lindita Nikolli, sikur demokratët i kishin sytë nga ata dhe nuk arritën të shohin atë që dukej e qartë si drita e diellit dhe që gjithë të tjerët e deklaronin me zë të lartë, se pas zgjedhjeve, e gjithë kjo lojë me regji të pushtetit, do të përfundonte me rikthimin e Bashës.

Madje, më keq akoma, ata vazhdojnë edhe sot të jetojnë brenda skenës së teatrit absurd. Mjafton të dëgjosh deklaratën e Jorida Tabakut, ku njoftoi dorëheqjen nga nënkryetare e PD. Pyetja për të do të ishte: nga cila PD? Asaj virtuales që regjimi e emëroi si opozitë apo një PD-je që ajo e ka në mëndjen e saj. Çfarë kuptimi ka kjo dorëheqje?

Po ashtu edhe Gazmend Bardhi. “Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD”, thotë Bardhi. Cilën bashkëjetesë dhe cilin besim të qytetarëve?

Realiteti është komplet diçka tjetër dhe, as në finale të kësaj drame, si Bardhi ashtu edhe Tabaku nuk po arrijnë ta shohin dot. Ata do të jenë nesër, armiqtë e rinj të PD së vulës, tradhëtarët që flirtonin me Berishën, sabotuesit e fushatës së fundit. Do të sulmohen si nga tutkunët e Bashës ashtu dhe nga veglat mediatike të Ramës.

Por ndoshta ky është çmimi kur në politikë nuk arrin dot të kesh një qëndrim dhe një pozicion të qartë. Atë që Basha e kishte, që kur vendosi të japë të dorëheqjen për të mos e dhënë dhe për të mbetur pronar i një vule, me shpresë se mund t’i vlejë ende për të çertifikuar aktet që i nevojiten Edi Ramës. /Lapsi.al

Etiketa: BardhiBASHATabaku

Lajme të lidhura

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

17:59 - 15/12/25
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari
Aktualitet

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?
Breaking Views

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
Para
Djersiteni gjatë natës, ja arsyet e këtij fenomeni

Djersiteni gjatë natës, ja arsyet e këtij fenomeni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

17:59 - 15/12/25

Në 6 shkurt, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e kontestuar të mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri. Seanca do...

Lexo më shumë
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com