GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Plani i Këlliçit për arsimin: Dyfishim të kopshteve e çerdheve

15:13 - 12/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Plani i Këlliçit për arsimin: Dyfishim të kopshteve e çerdheve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për bashkinë  e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi planin për arsimin në kryeqytet. Në një tryezë me ekspertë të arsimit, mësues, pedagogë, nxënës e studentë, Këlliçi tregoi masat që parashikon të marrë që në nisje të punës si kryebashkiak, për t`i dhënë fund problemit të mungesës së shkollave dhe çerdheve.

Fillimisht, ai tha se sot në Tiranë, ka kopshte dhe çerdhe për vetëm 12 mijë fëmijë, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve të kësaj grupmoshe mbetet e pambuluar me shërbim.

“Sot që ne flasim në kryeqytet kemi vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që mjaftojnë vetëm për akomodimin e 12 mijë fëmijëve të kryeqytetit. Pra 38 mijë fëmijë mbeten të pa adresuar dhe problematika e tyre, duhet të jetë një shqetësim parësor për çdo kryebashkiakë dhe për çdo punonjës të bashkisë Tiranë” – tha Belind Këlliçi.

Dyfishim për kopshte dhe çerdhe

Kandidati i Opozitës paraqiti edhe zgjidhjen. Zgjidhja e këtij problemi do të vijë nëpërmjet përdorimit të taksës 3% si kontribut social që jep sektori i ndërtimit. Pra, kjo hapësirë do të përdoret për kopshte dhe çerdhe të reja në Tiranë, që sipas Belind Këlliçit, do të ketë menjëherë dyfishim të tyre.

“Angazhimi im i parë dhe i drejtpërdrejtë sot është ky: E gjithë sipërfaqja e ndërtuar që vjen prej taksës 3% si kontribut social i sektorit të ndërtimit, do të shkojë për çerdhe dhe kopshte të reja. Kjo do të thotë se numri i kopshteve dhe çerdhe të reja në Tiranë do të dyfishohet menjëherë. Kjo do të ndodh brenda vitit tim të parë të mandatit të ardhshëm” – u shpreh Belind Këlliçi.

Por, edhe nëse pas kësaj situate do të ketë ende fëmijë që nuk marrin shërbim në kopshtet dhe çerdhet publike për shkak të mungesës së kapaciteteve, bashkia e Tiranës parashikon një paketë financiare që ata të akomodohen në struktura private.

Bonus për familjet 

“Pasi të ketë kaluar viti i parë që të kemi marrë 3% për të ndërtuar të gjithë atë sipërfaqe për ta kaluar te fondi i ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve, nëse do të ketë fëmijë, familje që kanë nevojë të regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo kopsht shtetëror dhe nuk e gjejnë këtë mundësi, atëherë bashkia do t`i japë një bonus prej 100 mijë lekësh të vjetra në muaj për ta çuar fëmijë në një strukturë private derisa t`i garantojë kopshtin apo çerdhen publik” – u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Para ekspertëve të arsimit, Belind Këlliçi premtoi gjithshtu dhënien fund të mësimit me dy turne në kryeqytet, duke ndërtuar struktura arsimore për çdo njësi sipas nevojave.

“Prandaj them me bindje se historia e turpit pafund e shkollave me dy turne apo të mbipopulluara do të marrë një zgjidhje të menjëhershme. Nuk ka më kohë gjykoj kryeqytetit për të humbur me gënjeshtra apo me justifikime, çdo zonë e çdo njësi do të ketë kopshte, shkolla e çerdhe aq sa i nevojiten komunitetit” – tha Këlliçi.

Qytetarët do të përfitojnë jo vetëm nga ndërtimi i strukturave të reja arsimore, por dhe prej faktit se bashkia e Tiranës e drejtuar nga Belind Këlliçi do të ndërtojë me kosto më të ulët.

“Gjithashtu ju deklaroj se shkollat, kopshtet apo çerdhet në administratën time nuk do të ndërtohen më me 4, apo 4.5, apo 3.5 milionë euro, por fare mirë mund të ndërtohen me gjysmën e këtij çmimi, apo 1/3, sigurisht duke ruajtur cilësinë maksimale, por pa vjedhur apo zhvatur taksat e qytetarëve të Tiranës”.

Shkollat do të kenë edhe funksione komunitare

Sipas Belind Këlliçit, pas 14 majit do të ofrohet shërbim pas-shkollor për fëmijët, si dhe do të rikthehet tradita e kampionateve dhe olimpiadave shkollore, për të nxitur talentet.

“Dy premtime të tjera që unë dua të shtroj për diskutim para jush janë: ofrimi i shërbimit pas-shkollor për fëmijët që duan të qëndrojnë për të ndjekur klubet shkollore dhe për të bërë detyrat në shkollë, pra ta ofrojmë këtë mundësi për të gjithë fëmijët dhe prindërit e tyre. Dhe dy, rikthimi te një traditë e mirë, tek organizimi i kampionateve sportive mes shkollave, olimpiadave, konkurseve që nxisin dhe promovojnë dijen dhe talentet” – tha Këlliçi.

Për të gjithë familjet e Tiranës, një lehtësi tjetër, do të jetë heqja e taksës për ndikimin në infrastrukturën arsimore, e cila u vu tetë vjet më parë nga Erion Veliaj. Sipas Belind Këlliçit nga kjo taksë janë vjelë plotë 41 milionë euro, të cilat nuk dihet se ku kanë shkuar.

“Flasim për taksën e përkoshme të ndikimit në infrastrukturën arsimore, bizneset e paguajnë dyfish njëherë si familje një herë si biznes, dhe premtimin që unë kam dhënë është që ajo taksë do të eleminohet menjëherë për shkak se 41 milionë euro të mbledhura nga kjo taksë, ende sot nuk dihet se ku janë. Mjaftonin këto para për ti dhënë zgjidhje problemit të shkollave në të gjithë kryeqytetin, por ende sot mungon transparenca” – tha Këlliçi.

.

Etiketa: arsimKelliciKryesore1

Lajme të lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen
Breaking Views

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Veliaj u shtrua urgjent dhe bëri kolonoskopi, Avokati i Popullit: Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”
Breaking Views

Veliaj u shtrua urgjent dhe bëri kolonoskopi, Avokati i Popullit: Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”

19:20 - 25/12/25
Para
Kryebashkiaku i Selanikut: Gjyshja e nënës time ishte nga Korça

Kryebashkiaku i Selanikut: Gjyshja e nënës time ishte nga Korça

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri)

10:28 - 26/12/25

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në unazën e qytetit të Lushnjes. Një makinë është...

Lexo më shumë
31-vjeçari “nën efektin e alkoolit” sulmon Urgjencën e Spitalit të Vlorës

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari

10:02 - 26/12/25
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

09:47 - 26/12/25
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë

09:33 - 26/12/25
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com