GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Plani i qeverisë për ndryshime në disa nene të Kushtetutës, sjell tërheqjen e prokurorëve nga gara për drejtues të SPAK

14:11 - 23/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Plani i qeverisë për ndryshime në disa nene të Kushtetutës, sjell tërheqjen e prokurorëve nga gara për drejtues të SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Hapja e garës nga KLP për drejtuesin e ri të prokurorisë së Posaçme SPAK, deri në këto 6 ditë nuk ka sjellë asnjë aplikim të prokurorëve të kësaj strukture. Madje dhe dy figurat kryesore të përfolura mediatikisht si kandidatë të mundshëm, prokurorët Ervin Kondili dhe Adnand Xholi, gjatë këtyre 6 ditëve nuk kanë dorëzuar asnjë dosje personale, për tu bërë pjesë e garës për titullarin e SPAK. Shkak për këtë bojkotim gjatë kësaj kohe është bërë një plan i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për kryerjen e disa ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese, që synojnë të prekin dhe Organizimin dhe Funksionimin e SPAK-ut.

Plan projekti është dorëzuar në Komisionin e Ligjeve dhe pritet që në ditët në vijim të ketë një diskutim juridik mbi këtë çështje. Mësohet se pikërisht ky plan, po mban të tërhequr një pjesë të kadidaturave potenciale, për të marë pjesë në garën e drejtuest të SPAK. Pasi segmente të qeverisë janë duke tentuar të ndryshojnë rregullat e lojës të kësaj gare që do zhvillohet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Këto ndryshime që synojnë të prekin dhe nenin 148/dh, planifikojnë një modifikim të pikës 3, që flet pikërisht për afatin 3-vjeçar të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçcme. Po lobohet që kjo pikë e kushtetutës dhe disa nene të tjera të ndryshohen, gjë e cila do i hapte rrugë një rikandidimi të mundshëm të Drejtuesit aktual të prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja.

Ligjërisht Krajës, i mbaron mandati 3 vjeçar i drejtuesit në datën 18 dhjetor 2022. Ndërsa me legjislacionin aktual të miratuar me kushtetutën e vitit 2016, Kraja është i izoluar dhe nuk mund të rikandidojë për një mandat të dytë drejtimi. Nisur nga kjo situatë qeveria, ka futur në zbatim planin për të bërë disa ndryshime ligjore, ku një ndër to është dhe nëni 148/dh e Kushtetutës së Shqipërisë. Prekja e neneve të kushtetutës kërkon dhe konsensusin e opozitës, pasi domosdoshmërisht duhen ¾ e votat të parlamentit për të bërë ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit Shqiptar. Deri në këtë fazë ku ndodhet procesi, asnjë nga 17 prokurorët e SPAK, nuk ka shfaqur interes për të qënë drejtues i kësaj strukture të rëndësishme hetimore.

Disa prej tyre të kontaktuar, bënë me dije se nuk mund të kandidojnë në këtë fazë, pa u qartësuar pozicioni që do mbahet me drejtuesin aktual Arben Kraja. Por fakti që KLP-ja, shtyu afatin e aplikimit me 45 ditë, le hije dyshimi mbi këtë proces. Megjithatë disa nga prokurorët e SPAK, u shprehën se nëse do e shikonin të arsyeshme për të garuar, do shpalosnin kandidaturën e tyre edhe në minutat e fundit të ditës së 45, siç dhe është afati përfundimtar i lënë nga KLP. Por edhe nëse pas mbarimit të këtij afati nuk do ketë asnjë kandidaturë, KLP, pritet të emërojë përkohësisht Arben Krajën si drejtues të komanduar, dhe më pas të riçelë garën sërisht.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Adnan XholiArben KrajaElton QynoErvin KondiliKLPkryesore2KushtetutaSpak

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Sulm pranë xhamisë, vdesin në vend 4 njerëz/ Dhjetëra të tjerë në spital

Sulm pranë xhamisë, vdesin në vend 4 njerëz/ Dhjetëra të tjerë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar...

Lexo më shumë
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com