GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Ruma

17:45 - 02/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Ruma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në rrëzë të malit Fagaras të Rumanisë, ndodhet një fabrikë e madhe kimike që u themelua më 1938, si pjesë e gjigantit të armëve, Rheinmetall, për të prodhuar barut për Gjermaninë naziste. Ky objekt vazhdon të jetë sot e kësaj dite, por është i ndryshkur dhe i papërdorur. Tani, kompania e armëve Rheinmetall e Gjermanisë po rikthehet.

Ajo planifikon të ndërtojë një fabrikë të re për prodhimin e barutit, që banorët lokalë shpresojnë se do të ringjallë fatin e qytetit Viktoria, në rajonin qendror të Transilvanisë.

Planet për ndërtimin e fabrikës së barutit në vlerë prej 535 milionë eurosh në Viktoria janë pjesë e një fushate të gjerë të Brukselit për riarmatosje për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Plani për riarmatosjen e Evropës ka gjallëruar disa qyteza industriale në mbarë Evropën përmes marrëveshjeve që parashohin investime prej qindra miliona eurosh për të pajisur përsëri ushtritë e shteteve anëtare. Rumania pritet të përfitojë 16.7 miliardë euro nga ky fond, kryesisht për projekte që kanë në fokus riindustrializimin për mbrojtje.

Ioan Muntean
Ioan Muntean

Ioan Mutean ka punuar për 50 vjet në Kompleksin Kimik Viktoria, i cili tani është jashtë funksionit. Ai e përmbledh historinë e ndërlikuar të fabrikës gjatë Luftës së Dytë Botërore me një fjali të vetme, teksa ecën nëpër fabrikën kur dikur punonte. “Deri në vitin 1994, të burgosurit rusë punonin këtu, pastaj nga viti 1944 punuan të burgosurit gjermanë”.

Pasi Rumania ndryshoi aleancë në fund të asaj lufte, vendi u pushtua nga trupat sovjetike dhe fabrika në Viktoria u bë “Fabrika Kimike Stalin”, emër që e mbajti deri pak pas vdekjes së udhëheqësit sovjetik më 1953.

Nën udhëheqjen e diktatorit komunist rumun, Nicolae Ceausescu, fabrika në Viktoria prodhonte metanol dhe formaldehid, përveç produkteve të tjera industriale.

Në vitet ’50, fabrika punësonte afër 2.700 persona, por nisi një rënie të ngadaltë gjatë epokës komuniste, rënie që u përshpejtua pas revolucionit të vitit 1989 që rrëzoi Ceausescun.

Muntean shtriu dorën dhe preku disa nga tubat në këtë fabrikë të heshtur. “I njoh të gjitha këto përmendësh”, tha ai. “I njoh në detaje”. Pasi u ngjit në platformën e njërës prej kullave të fabrikës, ish-punonjësi tregoi komponentë të ndryshëm të saj, që ngadalë po mbulohen nga barishtet.

Përtej ndërtesës së fabrikës, duket qyteti i punëtorëve Viktoria, që u ndërtua përreth fabrikës. Popullsia e Viktorias ka rënë ndjeshëm, duke ndjekur edhe ngadalësimin e prodhimit të fabrikës. Nga 10.000 banorë sa kishte më 1992, numri i popullsisë më 2021 ra në 6.500.

Udhëheqësi i atëhershëm rumun, Nicolae Ceaușescu (djathtas), dhe bashkëshortja e tij, Elena, vizitojnë Fabrikën Kimike Viktoria në gusht të vitit 1982.
Udhëheqësi i atëhershëm rumun, Nicolae Ceaușescu (djathtas), dhe bashkëshortja e tij, Elena, vizitojnë Fabrikën Kimike Viktoria në gusht të vitit 1982.

Në rrugët e pastra, por të zbrazëta të Viktorias, banori Doru Cioata tha se: “Në fund të viteve 1990 shumë njerëz u larguan për në Itali dhe Spanjë. Një brez i tërë banorësh u zhduk”. Ky pronar i biznesit shtoi se tani pothuajse është e pamundur gjetja e punëtorëve për ndonjë ndërmarrje lokale.

Fabrika e planifikuar gjermane e barutit pritet të sjellë një kthesë në fatin e qytetit. Fabrika planifikon të punësojë rreth 700 persona, shumë prej të cilëve do të vijnë me familjet e tyre, që do të thotë se qindra të tjerë mund të zhvendosen në Viktoria.

Ndërsa zbriti nga platforma përsëri në tokë, Muntean lëshoi një ofshamë lehtësimi.

Ndërsa tani ka shpresë për qytetin, gjendja e fabrikës që ai e njeh aq mirë ka të ngjarë që të vazhdojë të përkeqësohet. Ajo u mbyll plotësisht në fillim të vitit 2025, pas vitesh debate mbi fatin e saj.

Një cisternë hekurudhore në territorin e fabrikës Viktoria.
Një cisternë hekurudhore në territorin e fabrikës Viktoria.

Fabrika e re e kompanisë Rheinmetall do të ndërtohet në tokën në pronësi të fabrikës historike, por nuk do të përdorë infrastrukturën e Kompleksit Kimik Viktoria. Kjo hapësirë ka një furnizim të cilësisë së lartë me ujë, i domosdoshëm për prodhimin e barutit, por Rheinmetall ka zgjedhur të ndërtojë një objekt të ri nga e para rrëzë malit.

Ndërtimi i fabrikës së re, që do të quhet Fabrika e Barutit Eksploziv Viktoria, pritet të fillojë në vitin 2026 dhe të zgjasë tre vjet. Rheinmetall ka njoftuar gjithashtu për disa projekte të tjera të planifikuara në Rumani, përfshirë një “qendër ekselence”, ku fuqia punëtore lokale do të trajtohet për prodhim./REL

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Para
Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com