GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Plani për të “përmbysur” SPAK-un/ Xhafaj zbulon: Është hartuar drafti 700 faqe, ua kemi dhënë ndërkombëtarëve

në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Plani për të “përmbysur” SPAK-un/ Xhafaj zbulon: Është hartuar drafti 700 faqe, ua kemi dhënë ndërkombëtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Fatmir Xhafajn për të drejtuar Komisionin “Anti-korrupsion”, pikërisht njeriun që ka më shumë arsye ta zhbëjë SPAK-un. Xhafaj është kallëzuar penalisht në SPAK për pastrim të parave të drogës, sepse vëllai i tij ishte trafikant dhe kishte dënim nga Italia.

Tashmë, Xhafaj ka nisur punën e tij.  Xhafaj deklaroi sot se janë thirrur ekspertët e fushave të ndryshme për tu bërë pjesë e komisionit të posaçëm antikorrupsion. Ku përfshihen edhe Avokati i Popullit, por edhe pedagogë të universiteteve që siç zbulon Xhafaj kanë hartuar një draft paraprak 700 faqe dhe më tej parashikohen 12 tryeza dhe forume të dialogut me qytetarë në qendra të qarqeve të vendit, për të zbuluar fenomenin e korrupsionin jo vetëm në qeverisjen qendrore por edhe në atë lokale.

“Ka një draft paraprak 700 faqe, i ndarë në 15 komponente. kemi bërë publike një përmbledhje ekzekutive. Draftin u a kemi dhënë ekspertëve ndërkombëtare. Kemi të atashuar 40 ekspertë ndërkombëtarë, 20 të huaj dhe 20 shqiptarë. Do i kërkojmë të japin koment, vlerësim për analizën. Pasi kemi dëgjuar këto tryeza, mendimin e ekspertëve ky input do merret në draft dhe do bëhet një dokument final, serioz shqiptar. E fotografuam gjënë, këto janë problemet, çfarë duhet për këtë gjë? Si do trajtohet, si zgjidhet kjo?’, pyet Xhafaj.

Nga kjo publikut i lind pyetja nëse duhet ndryshuar atë që është bërë dhe quhet Reforma në Drejtësi?

“Ne kemi këto ligje, cilat janë problemet që kemi. Pse nuk na kanë dhënë zgjidhje. Ligji është i mirë, por janë mekanizmat e zbatimit të ligjit. Mund të ketë nevojë për ndryshimin e institucioneve. Mekanizmat mbikëqyrjes dhe monitorimit të institucioneve, që të kontrollohet ecuria e zbatimit të ligjit”, deklaron deputeti Xhafaj.

“Kemi ngritur SPAK, që merret me luftën ndaj korrupsionit. Po korrupsioni nuk është vetëm çështje penale. Është edukim, parandalim pastaj reagim institucional. Si i bëjmë këto? Nuk kemi qëllim ti çojmë njerëzit në burg. Kemi qëllim ta parandalojmë korrupsionin”, shprehet Xhafaj.

Pra, qëllimi është të devijohet zbatimi i ligjit, dënimi i të korruptuarve të kthehet në çështje edukimi. Në fakt kjo që thotë vëllai i trafikantit është shpikje, sepse jurisprudenca për ata që kryejnë krim ka termin “riedukim” në institucionet përkatëse, që ndryshe quhen burgje.

gijotina.com/

Etiketa: Fatmir XhafajKryesore1

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Para
Berisha përkujton rrëzimin e Murit të Berlinit, frymëzon “mosbindjen civile” dhe e shpall Sorosin armik kombëtar

Berisha përkujton rrëzimin e Murit të Berlinit, frymëzon "mosbindjen civile" dhe e shpall Sorosin armik kombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com