GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Plani për vrasjen e tij, reagon Kurti: Nuk kam frikë!

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mund të jenë manipuluar” Analisti mohon vërtetësinë e e-maileve për atentatin ndaj Albin Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me atentatin e planifikuar ndaj tij në vitin 2021, i cili u zbulua pak ditë më parë nga rrjedhjet e informacionit në emailet e ish-drejtorit të policisë Gledi Nano.

Kurti tha se ai nuk ndihet i kërcënuar dhe ndjehet i sigurt pasi organet e sigurisë janë ato që vendosin masat. Më tej ai tha se ka qenë në dijeni të planit për tri atentatet por se sipas tij, publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi “ ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin, prandaj me të drejtë besoj që kemi vlerësuar që më mirë është që të mos bëhet publike”,

“Unë sa jam i sigurt nuk e di, por mund ta konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt vendosin organet e sigurisë të cilët i marrin masat adekuatë. Është e vërtetë që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet por e keni parë edhe nga informacionet që kanë dalë unë e kam ditur shumë më herët që qëllimi ishte frikësimi i popullësisë, destabilizimi i vendit, andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin, prandaj me të drejtë besoj që kemi vlerësuar që më mirë është që të mos bëhet publike, por çfarë masash merren në vijim edhe karshi planifikuesve të atentateve, edhe tash planifikuesit se di a kanë qenë një a më shumë, dhe sa i përket masave që duhet të merren për institucionet dhe zyrtarët shtetëor janë organet e sigurisë ato që vendosin”, tha Kurti.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

Etiketa: Albin KurtiKosove

Lajme të lidhura

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Para
Bakteri i rrezikshëm te salsiçet “Wudy”/ Drejtoresha e AKU-së: Shkoni te mjeku!

Bakteri i rrezikshëm te salsiçet “Wudy”/ Drejtoresha e AKU-së: Shkoni te mjeku!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com