GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Plani sekret i BE kundër Orban, ja ç’parashikohet të ndodhë…

19:18 - 29/01/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryengritja e 1956, Orban sulmon BE: Moska ishte tragjedi, Brukseli..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zyrtarët në Bruksel kanë hartuar një plan sekret për të sabotuar ekonominë e Hungarisë nëse Viktor Orban vendos sërish këtë javë që të bllokojë BE-në për paketën e ndihmës 50 miliardë Euro për Ukrainën.

Sipas asaj që raporton Financial Times, plani tregon “tërbimin” në këtë moment rreth kryeqyteteve europiane për atë që një diplomat e konsideron si “politikën e shantazhit” që po ndiqet nga kryeministri hungarez, i cili sipas The Guardian, udhëheq shtetin më pro-rus brenda bllokut europian. Sipas mediave, strategjia shënjestron ekonominë e Hungarisë duke dobësuar monedhën e saj vendase dhe duke ulur në këtë mënyrë besimin e investitorëve.

Kujtojmë se Viktor Orban bllokoi në fund të Dhjetorit fondin për Ukrainën duke detyruar liderët europianë për një takim emergjent që është planifikuar të mbahet të enjten me synimin për të rishikuar këtë çështje.

Sipas Financial Times, në dokument deklarohet se “në rast se nuk ka një marrëveshje në samitin e 1 Shkurtit, të tjerë krerë shtetesh apo qeverish do të deklarojnë publikisht se për shkak të sjelljes jokonstruktive të kryeministrit hungarez… ata nuk mund ta imagjinojnë që (fondet e BE-së duhet t’i jepen Budapestit)”.

Burime thanë të hënën se liderët janë shpresëplotë për një marrëveshje me Orbanin dhe e shikojnë rrjedhjen e këtij dokumenti si një lëvizje politike me rrezik të lartë që mund të kthehet në bumerang. Monedha hungareze, forinti, ra me 0.7% të hënën, në nivelin më të ulët kundrejt Euros që për herë të fundit ndodhi në Tetor.

Ekonomia e Hungarisë është shumë e varur në tregun e përbashkët, pasi pothuajse të gjitha eksportet e saj shkojnë përtej kufirit me vendet fqinje. Ndërkohë BE-ja është përpjekur që të përdorë fondet si një mjet për të detyruar Hungarinë që të vazhdojë në përputhje me politikat dhe zbatimin e shtetit të së drejtës, një kërkesë bazë e anëtarësimit në bllok. Rreth 20 miliardë Dollarë janë ngrirë për shkak të shqetësimeve të BE-së në lidhje me të drejtat e LGBTQ+, por edhe çështje të tjera.

Janos Boka, ministri i Hungarisë për BE-në, tha për mediat se vendi i tij “nuk i dorëzohet presioneve” dhe se nuk ka ndonjë lidhje mes Ukrainës dhe aksesit të përgjithshëm në fondet e BE-së.

“Hungaria ka qenë dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në konstruktivitetin e negociatave”, tha ai.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se dokumenti i shkruar nga burokratët në Bruksel konfirmon faktin që qeveria e Hungarisë ka thënë prej kohësh, se fondet e BE-së po përdoren për shantazh politik nga Brukseli.

“Niveli i zhgënjimit të shteteve anëtare po rritet. Është më e lartë se në Dhjetor”, tha ai.

Një tjetër diplomat tha se Europa po fillon që të duket e dobët. Kuptohet se dokumenti është një dokument i shkruar nga sekretariati i Këshillit dhe mund të ketë dalë për të shtuar presionin ndaj Orban përpara takimit të së enjtes. Të premten doli lajmi se disa shtete anëtare po bëjnë presion për të aplikuar nenin 7 të traktatit të Bashkimit Europian që Hungarisë t’i hiqet e drejta e vetos nëse Orban vazhdon që të bllokojë vendimet e BE-së.

I tillë është shqetësimi rreth manovrave të Budapestit që bëri që Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, të braktiste planin e tij për të dhënë dorëheqjen në Korrik mes frikës se Orban mund të merrte kryesimin në samite derisa të gjendej një udhëheqës i ri. Një diplomat paralajmëoi se përdorimi i nenit 7 është zgjidhja e fundit dhe nuk duhet të përdoret pavarësisht zemërimit me Hungarinë. Ndërsa një tjetër tha se “diçka duhet bërë”, veçanërisht duke pasur parasysh se Hungaria do të marrë Presidencën e radhës së bllokut në Korrik./tvklan.al

Etiketa: BEorbanplan sekret

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
“Edi Ramën duhet të arrestojnë shqiptarët”, Berisha thirrje qytetarëve për…

"Edi Ramën duhet të arrestojnë shqiptarët", Berisha thirrje qytetarëve për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com