GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Plani, VOA: Rama nuk dha detaje, Shqipëria bie pre e krizave prej thatësirave apo e tronditjeve në bursa?

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Plani Rama” për krizën: Qeveria i jep OSHEE-së 200 milionë euro për blerje të energjisë elektrike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Një ditë pasi shpalli emergjencën energjitike, qeveria shqiptare publikoi sot edhe planin për të mbrojtur familjet dhe bizneset e vogla nga kriza energjitike, e cila, sipas kryeministrit Rama, do të sjellë çmime të larta dhe situata të jashtëzakonshme.  Kryeministri Rama u shpreh se plani me 3 pika synon të mbrojë familjet dhe biznesin e vogël dhe nuk bazohet tek ngritja e çmimit të energjisë.

Ai tha se në tregjet ndërkombëtare ka një rritje marramendëse të çmimit të energjisë elektrike, ndaj qeverisë i duhet të ndërhyjë me masa financiare dhe administrative, ndërkohë që e ka të pamundur të furnizojë konsumatorët nga prodhimi vendas dhe i duhet të importojë energji.

“Plani ynë i kundërveprimit ka tre pika: 1. Garantimi i furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë. 2. Mbrojtja e familjeve dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. 3. Garantimi i fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike, përfshi këtu garanci sovrane të shtetit dhe fonde 100 milionë euro për OSHEE-në në fund të këtij viti dhe 100 milionë në fillim të vitit tjetër” – tha zoti Rama.

Zoti Rama nuk dha detaje të hollësishme mbi planin e antikrizës, por shpjegoi më shumë parimet mbi të cilat ishte ngritur ai.

Qeveria vendosi të ngrejë një grup për administrimin e emergjencës, pezulloi investimet në tre kompanitë e sektorit energjitik të pezullojnë investimet, ndërsa ministria e Financave pritet të sigurojë mekanizmat për përballimin e importit të energjisë. Emergjenca energjitike pritet të vazhdojë deri në mesin e pranverës së ardhshme, tha zoti Rama, ndonëse nuk përjashtoi edhe ngjarjet e papritura, që mund të shkaktoni ndryshime të masave.

“Plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël, as parashikon ndonjë operacion kufizimesh të furnizimit me energji elektrike. Stuhia e kësaj krize parashikohet nga ekspertët ndërkombëtarë dhe disa qeveri mike të shtrihet deri në fillim të verës së ardhshme” – u shpreh zoti Rama.

Por Partia Demokratike e opozitës deklaroi se ajo që qeveria e quan krizë energjitke, sipas saj është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Drejtuesit e partisë më të madhe opozitare pohuan se përmes tenderave korruptivë energjia blihet 3-4 herë më shtrenjtë nga jashtë, pasi energjia e hidrocebtraleve vendase shitet gjatë verës me çmim të ulët.

Opozita theksoi se 2021 është ndër vitet më të mira të prodhimit të energjisë në vend, kur është prodhuar më shumë se sa konsumi mesatar, por kompanitë shtetërore blejnë energji në periudhën e shtrenjtimit të saj.

Shqipëria bie herë pas here pre e krizave energjitike për shkak të thatësirave apo tronditjeve në bursat ndërkombëtare. Pjesa dërrmuese e nevojave të vendit për energji plotësoshen nga hidrocentralet e vendit, më të fuqishmit mes të cilëve janë ndërtuar mbi lumin Drin në veri të Shqipërisë./Voa

Lajme të lidhura

Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
“Rama i plagosur politikisht”/ Berisha: Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…
Aktualitet

“Rama i plagosur politikisht”/ Berisha: Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…

12:37 - 16/05/26
Para
Kosova vendosi masa anti-damping ndaj Serbisë, reagon Petkoviç

Kosova vendosi masa anti-damping ndaj Serbisë, reagon Petkoviç

TË FUNDIT

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Botë

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

15:32 - 16/05/26

Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi...

Lexo më shumë
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

15:04 - 16/05/26
David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

David Beckham bëhet sportisti i parë miliarder britanik, ja sa është pasuria e tij

14:37 - 16/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

Maqedoni e Veriut, vendoset 250 Euro gjobë për prindërit e fëmijëve që dhunojnë në shkolla

14:11 - 16/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com