GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Planifikonin të sulmon lojtarët dhe tifozët e Real Madrid, goditet celula e ISIS në Spanjë

12:58 - 17/06/24
në Botë, Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Planifikonin të sulmon lojtarët dhe tifozët e Real Madrid, goditet celula e ISIS në Spanjë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Garda Civile (policia) spanjolle ka finalizuar një operacion kundër terrorizmit duke vënë në pranga 9 persona, në Girona, Cadiz, Almeria dhe Tenerife. Ata kishin lidhje me terrorizmin islamik dhe përbënin kërcënim për futbollin spanjoll.

Sipas ‘El Confidencial’, shërbimet inteligjente të Gardës Civile kanë çmontuar këtë rrjet pasi mësuan se synonte të sulmonte stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe ftonte militantët të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madrid.

Në një poster të publikuar në internet nga anëtarët e grupit mund të shihet një burrë me kapuç duke qëlluar dhe snajperi i tij ka në shënjestër autobusin e Real Madridit.

“Vëllai im i dashur. Prit në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Qëllo atë dhe fansat e tyre“, është mesazhi ogurzi në poster.

Mediat spanjolle raportojnë se në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve vendase synonte të shënjestronte fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik (ISIS), me radio stacione, agjenci lajmesh, kompani të prodhimit të videove dhe profilet në rrjetet sociale që përhapin përmbajtje radikale në një mori gjuhësh, përfshirë spanjishten.

Shteti Islamik nuk është i huaj për këtë lloj kërcënimi, pasi në muajin prill krijoi panik duke kërcënuar se do të sulmonte stadiumet ku po luheshin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Etiketa: ISISReal Madridspanjë

Lajme të lidhura

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Para
Berisha: Teatri Kombëtar mbetet objektiv madhor, do e rindërtojmë siç ishte dhe ku ishte

Berisha humbet gjyqin në Britani, vijon të mbetet “non grata”, kryedemokrati: Vendim i turpshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com