Militantët e Sali Berishës kanë hedhur sërish molotov, shumë pranë Xhamisë së Namazgjasë. Këto janë pamjet nga shpërthimi i molotovit, ku duket se sheshi para Parlamentit duket si i kthyer në një ‘arenë lufte’.
Ndërkohë, dy persona janë shoqëruar nga policia teksa me vete kanë pasur dhe çanta me shishe molotovë brenda.
Policia ka hedhur masivisht gaz lotsjellës në Rrugën e Elbasanit me qëllim shpërndarjen e protestuesve që vijojnë të hedhin molotovë e sende të forta në drejtim të policisë. Siç shihet dhe nga pamjet, ka dhe të mitur që po hedhin gurë në drejtim të efektivëve.
Besimtarët u larguan me vrap nga xhamia e Namazgjasë, pranë Kuvendit, aty ku militantët e Berishës u përballën me forcat e policisë dhe hodhën molotovë. Në ajër kishte ende prani të gazit lotsjellës të përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit.

gijotina.com/










Discussion about this post