GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Plas sherri për një porosi në Greqi, kërcënohet me thikë 33-vjeçari shqiptar

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Plas sherri për një porosi në Greqi, kërcënohet me thikë 33-vjeçari shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Greqi ku një shqiptar dhe një grek janë përplasur për një porosi. Ata kanë qenë të dy  punonjës në një restorant në Athinë  si shpërndarës ushqimesh dhe sherri për një porosi agravoi në përleshje fizike. 43-vjeçari grek sulmoi me thikë shqiptarin, madje duke e ndjekur atë edhe jashtë lokalit. Skena ka tronditur klientët, por edhe kalimtarët në rrugë.

Policia bën të ditur se sherri nisi brenda lidhur me shpërndarjen e një porosie, ku autori fillimisht ka goditur me lugë viktimën. Gjatë përleshjes dhe daljes nga lokali, autori ka përdorur një thikë shtëpiake, të cilën e ka marrë nga një tavolinë dhe e ka kthyer në drejtim të viktimës, duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.

Në dëshminë e tij dhënë përpara hetuesve, shpërndarësi 33-vjeçar shqiptar ka deklaruar si më poshtë: “Kam katër vite që punoj si shpërndarës në këtë lokal. Sot dhe rreth orës 14:00 teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim, ai më hodhi një lugë dhe më shkaktoi plagë në buzën e sipërme. Pastaj unë ia ktheva me grusht. Menjëherë pasi e shoh duke mbajtur një thikë në dorë dhe ai fillon të përpiqet të më godasë në bark.

E ndalova sepse e kapa për dore. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Ka tentuar më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte me thikë. Në një moment të tjerët u shmangën nga ne u trembën dhe u larguan dhe ai më sulmoi përsëri dhe tentoi të më godiste në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më goditi në shpinë. Thika që ai mbante ishte e mprehtë. Pastaj na ndanë sërish derisa erdhi policia. Gjithçka zgjati më shumë se një çerek ore” i tha ai policisë.

 

Nga ana tjetër, greku e ka përshkruar shqiptarin me sjellje negative dhe se nuk kishte qëllim ta vriste. Sakaq, 33-vjeçari është dërguar në spital për të marrë mjekim.

Etiketa: GreqisherrShqiptarthike

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Televizioni rus bën propagandë për të nxitur luftën me Ukrainën

Televizioni rus bën propagandë për të nxitur luftën me Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26

Shqiptari Mateos Jubani është dënuar me 15 vite burg në Britani, pasi u shpall fajtor për përfshirjen në dy sulme...

Lexo më shumë
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

14:37 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com