GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plas skandali, kryebashkiaku jep dorëheqjen

në Aktualitet, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Plas skandali, kryebashkiaku jep dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një skandal me “pullë të kuqe” ka përfshirë politikën kanadeze. Kryebashkiaku i Torontos, John Tory, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi pranoi se kishte pasur një lidhje me një ish-punonjëse të bashkisë.

“Gjatë pandemisë kam pasur një marrëdhënie me një punonjëse në zyrën time në një mënyrë që nuk plotësonte standardet me të cilat e mbaj veten si kryetar bashkie dhe si familjar”, tha Tory në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje. “Marrëdhënia përfundoi me pëlqim të ndërsjellë në fillim të këtij viti.”

Tory deklaroi gjithashtu se gjatë marrëdhënies së tyre, punonjësja vendosi të ndiqte punësimin diku tjetër, jashtë bashkisë.

“E pranoj se lejimi i zhvillimit të kësaj marrëdhënieje ishte një gabim serioz në gjykim nga ana ime. Erdhi në një kohë kur Barb, gruaja ime prej mbi 40 vitesh ishim larg njëri-tjetrit, ndërkohë që unë mbaja përgjegjësitë e mia gjatë pandemisë. Si rezultat, kam vendosur që do të jap dorëheqjen si kryetar bashkie në mënyrë që të gjej kohë për të reflektuar mbi gabimet e mia dhe për të bërë punën për të rindërtuar besimin e familjes sime.

Ndërsa më vjen shumë keq që duhet të largohem nga një punë që e dua, në një qytet që e dua edhe më shumë, besoj në zemër se është më mirë të përkushtohem plotësisht në punën që kërkohet për të riparuar këto marrëdhënie më të rëndësishme.”, tha ai.

Tory vazhdoi duke thënë se i vjen shumë keq dhe u kërkoi falje njerëzve të Torontos, stafit të tij, kolegëve në këshillin e qytetit dhe shërbimit publik.

“Më së shumti i kërkoj falje gruas dhe familjes sime, të cilët i kam zhgënjyer më shumë se kushdo tjetër”, tha ai. “Unë besoj se kam bërë diçka të mirë për qytetin, një ndryshim pozitiv për vendin që e dua vërtet, veçanërisht gjatë pandemisë.”, theksoi ai.

Menjëherë pasi ai konfirmoi lajmin, njerëzit reaguan në mediat sociale, ndërsa e krahasuan atë me ish-kryebashkiakun e Torontos, me të ndjerin Rob Ford, i cili ishte i mbushur me polemika, duke përfshirë skandalin famëkeq të kokainës.

 

Etiketa: KanadaPolitike

Lajme të lidhura

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë
Aktualitet

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Para
Rikthehet Superliga e Kosovës me rezultate interesante

Rikthehet Superliga e Kosovës me rezultate interesante

Discussion about this post

TË FUNDIT

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e 103-të të revoltës së tyre...

Lexo më shumë
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com