GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Plas te Reali, Bellingam sherr me Vinicius dhe Mbape

12:24 - 05/10/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Plas te Reali, Bellingam sherr me Vinicius dhe Mbape
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reali zien pas lajmeve më të fundit për një sherr mes yjeve të “Los Blancos” në takimin në Ligën e Kampioneve të mërkurën kundër Lilës.

Në Spanjë flitet për një përplasje mes Bellingamit dhe dyshes së sulmit, Vinicius-Mbape. Gjithçka ka nisur nga një video që është përhapur me zjarr në rrjetet sociale. Kjo video tregon mesfushorin anglez që përfundon duke shfaqur zemërimin e tij, që duket se është për shkak të qëndrimit pasiv në lojë të dy shokëve të tij të skuadrës. Duket se reagimi i mesfushorit ishte një shfryrje ndaj Viniciusit dhe Mbapesë që qëndronin në krahun tjetër, pa mbrojtur askënd.

Në Madrid janë të bindur se diçka do të ndodhte. Ishte çështje kohe. Nisja e sezonit pa transmetuar ndjesi bindëse përsa i përket lojës, sigurisht që diku do të plaste dhe fërkimet mes lojtarëve duket se janë pasojë e ngërçit të krijuar në ekip. Në fakt ka disa të meta në ekipin e bardhë që herët a vonë ato do të shkaktonin probleme. Dhe erdhi në Lilë, ku Madridi luajti shumë të dobët në sulm e jo vetëm. Nga gjërat që nuk po funksionojnë si duhet, më e dukshme është mungesa e Toni Kros.

Pa gjermanin është shumë më e vështirë për Madridin të luajë futboll. Ançeloti ka zgjedhur një lojë më vertikale, por për momentin nuk po funksionon dhe rendimenti sulmues është i ulët. Por ka edhe çështje të tjera, si momentet individuale të figurave kyçe të vitit të kaluar, si Vinicius apo Bellingam, apo dyshimet që Ançeloti përcjell për sistemin, i cili filloi si një dhe së fundmi po bëhet një tjetër.

Nëse do të kishte dy figura ku u bazua suksesi i vitit të kaluar për Realin, ata ishin Vinicius dhe Bellingam. Por as njëri as tjetri nuk po arrijnë në atë nivel, të paktën tani për tani. Në rastin e brazilianit ai ka vetëm tre gola, ndonëse i shoqëron me jo më pak se shtatë asistime (përfshirë penalltitë e shkaktuara). Në rastin e Bellingam, rënia është shumë më e dukshme. Sigurisht në uljen e rendimentit të tij ka luajtur rol dhe ardhja e Mbape. Por anglezi dhe Vinicius duken shumë nervozë dhe në Lilë lindën xixat e para.

Suksesi i Realit në sezonin e kaluar ishte i papritur për shumë njerëz, përfshirë edhe vetë Ançelotin. Pa Benzema apo një zëvendësues, ai ideoi një 4-4-2 në të cilin Bellingam do të ishte finalisti në periudha të ndryshme. Kështu, anglezi shënoi 23 gola, shumica e tyre në pjesën fillestare të sezonit. Më pas, kur Vinicius dhe Rodrigo arritën shpejtësinë e lundrimit, britaniku vonoi pozicionin e tij për të luajtur si një brendshme e pastër, edhe pse me leje për të mbërritur. Këtë sezon mungon Kros, teksa mbërriti Mbape, dhe italiani ndryshoi përsëri formacionin për t’u rikthyer në 4-3-3. Por tani gjithçka është në mëdyshje. Askush nuk e di se cili kostum i përshtatet më shumë skuadrës së bardhë.

Nëse ka një pikë në të cilën Reali ka qartë mungesë fuqie, ajo është në qendër të mbrojtjes. Ka vetëm dy qendërmbrojtës të shëndetshëm, Rydiger dhe Militao, aq sa Tçuameni e mbylli si mbrojtës duelin ndaj Lilës, pozicion në të cilin Ançelotit i pëlqen shumë, ndonëse vetë lojtari nuk e pëlqen aq shumë. Dhe problemi është se qendërmbrojtësit jo vetëm që janë të pakët, por janë larg nga pika e tyre më e mirë e formës.

Të gjitha këto mangësi po mundohet t’i mbulojë Mbape me golat e tij dhe për momentin nuk mund të fajësohet. Francezi ka shënuar shtatë gola deri më tani. Problemi është se deri më tani ka lënë pak gjurmë në lojë. Është e vërtetë që ai luan në një pozicion si sulmuesi ku merr shumë më pak topa me hapësira për t’u përballur, por në momentet e bllokimit të trafikut, Madridi ka nevojë për më shumë prej tij. Nuk ishte kështu në Lilë.

Etiketa: Real Madrid

Lajme të lidhura

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci
Sport

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Botë

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet
Sport

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25
Para
Vëllai i gruas që u dogj me benzinë nga burri: Ai e kërcënonte

I vuri flakën gruas, 45-vjeçari në lot në gjykatë: Më tradhtoi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com