GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Platforma e taksave/ Veliaj i jep 50 milionë lekë Lulëzim Bashës pa garë

10:45 - 08/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Platforma e taksave/ Veliaj i jep 50 milionë lekë Lulëzim Bashës pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa po shpërdoron fondet me tenderë, kryebashkiaku Erion Veliaj hap një tjetër prokurim në shkelje për të rimbushur arkën e Bashkisë. Me datë 6 tetor Bashkia Tiranë ka mbyllur garën për prokurimin me objekt “Shërbimi i Zhvillimit të Mirëmbajtjes së Programit të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe webservice-ve”, për të cilin do të shpenzohen 50 milionë lekë të vjetra. Nga shqyrtimet e tenderit evidentohen një sërë shkeljesh, tashmë janë të përhershme në kontratat që lidh Bashkia e Tiranës.

Së pari, ky prokurim është mbyllur pa garë, pasi për të ka shfaqur interes vetëm  firma “DATECH shpk”. Ligji për prokurimet në vendin kërkon që në këto raste gara të pezullohet dhe të rishikohen kriteret. Por, Veliaj ka shpallur menjëherë fituese kompaninë DATECH shpk, me Administrator Lulëzim Bashën. Ky operator ka nënshkruar kontratën 2-vjeçare në shkelje të konkurrencës  për mirëmbajtjen e ëeb-it të taksave. Për këtë arsye Open Data Albania e ka kualifikuar atë si një tender me risk të lartë korrupsioni dhe është futur në listën e prokurimeve me “Red Flag”. Shtojmë këtu edhe faktin se oferta e “DATECH shpk” ka qenë e shtrenjtë, sa 100% e vlerës së fondit limit, që tregon se kjo është një procedurë tërësisht klienteliste.

Kush është Lulëzim Basha

Pronari i kompanisë Datech, është Lulzim Basha nga Tirana. Nuk bëhet fjalë për ish-kryetarin e PD-së, por për një tjetër Bashë që po merr para publike dhe ka marrëdhënie mjaft të mira më mazhorancën. Kjo duket qartë, pasi ndër vite me kompaninë “Datech”, Lulzim Basha ka fituar edhe 17 tendera me vlerë miliona euro nga Bashkia Tiranë, Korçë, Maliq, Fier, Krujë, Lezhë etj. Kompania është themeluar që në vitin 1998, por ka filluar të përlajë tenderë pas vitit 2014.

Datech ka si degëzim një tjetër firmë, të quajtur “FBS” sh.p.k, e cila gjithashtu njihet për një sërë tenderësh të marra në shkelje të ligjit. Kjo kompani ka ortakëri mjaft të mirë me kompaninë e Ilir Beqajt “Intech+” . Kjo kompani tashmë administrohet nga Sokol Sinani, por themeluesi i saj është  Ilir Beqaj. Sëbashku me FBS” sh.p.k, kjo firmë është përfshirë në një super skandal në 2020.

 

E ndihmuar nga Beqaj, “FBS” ka arritur të marrë  tender pa garë me vlerë 2.4 miliardë lekë, për mirëmbajtjen e sistemeve të financave, prokurimeve dhe buxhetit, me afat 12 muaj. Ky tender i është dhënë në 2020-n firmës së Lulzim Bashës dhe Beqajt nga ALBCONTROL, një strukturë shtetërore që merret me sigurinë dhe rregullshmërinë e operimit të avionëve në hapësirën ajrore shqiptare. Pra, siç shihet biznesmeni Lulëzim Basha e ka rrugën të hapur të fitoj pa garë çdo tender sepse ka mbështetjen e Beqajt.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Bashkia TiraneErion Veliajkryesore2Lulezim Bashaplatforma per taksattaksat vendoretebnder pa gare

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
“Korriku që vjen…”/ Nuk e priste aspak, deputeti i PD ndan lajmin e madh (VIDEO)

“Korriku që vjen...”/ Nuk e priste aspak, deputeti i PD ndan lajmin e madh (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com