GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Plazhi i Shëngjinit si parkim për azilkërkuesit e Italisë!

17:34 - 06/11/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kiko kërkon të punësohet si pastrues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Lutfi Dervishi
Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji të Kryeministrit Rama në Itali u shua. Delegacioni shqiptar në përbërje të të cilit ishin dhe ministri i jashtëm, i brendshëm dhe ai i mbrotjes kthehen në Tiranë me një sihariq të madh për publikun italian: në plazhin e Shëngjinit do të trajtohen emigrantët e paligjshëm që kërkojnë të shkojnë në Itali.
Emigracioni i paligjshëm- kjo dhimbje koke për qeveritë perëndimore do të ketë tani përballë hiç më pak se qeverinë shqiptare që përballet me fenomenin e kundërt: largimin e shqiptarëve nga vendi.
Ndërkohë që populli shqiptar priste nga kjo vizitë mister në Romë – mbajtjen e një premtimi (që ndodhej në hapat e fundit) për pensionet, tani duhet të jetë i kënaqur që Shqipëria po merr përgjegjësi si të ishte vend anëtar i BE-së.
Sikur të mos mjaftojnë refugjatët afganë, që ende jane në Shëngjin, sikur të mos mjaftonin muxhahedinët në Mzez, tani duhet të merremi me flukset migratore afrikane apo aziatike që shkojnë në Itali.
Dhe flukset mund të arrijnë deri më 36 mijë persona në një muaj!
Dhe ky sihariq i madh paraqitet sikur po i bëhet një nder i veçantë Shqipërisë. Në kushte normale dhe duke parë kush përfiton dhe kush mban barrën, kryeministrja italiane duhet të vinte në Tiranë dhe të nëshkruante, pasi kryeministri shqiptar të kishte njoftuar Parlamentin ose publikun për vendimin për t’u përballur me flukset migratore.
Shqipëria i ka shumë borxhe Italisë, sidomos pas viteve ‘90, por kjo nuk do të thotë që të shtrish jorganin përtej këmbëve të tua.
Askush nuk garanton që me ngujimin e refugjatëve në Shëngjin nuk do të kemi rikthim të skafeve apo rritje të kriminalitetit në zonë.
Arroganca dhe personalizimi i qeverisjes deri më tani shfaqej në Parlament, ndërsa që sot në vendime që kanë pasoja për vendin.
Dhe për çudi lajmi i parë vijon të mbetet: kalimi i kangjellave në godinën e Parlamentit nga deputetët e opozitës dhe jo trajtimi i emigrantëve të paligjshëm të vendeve të treta në Shëngjin.
Ja pra që Meloni (pjepri) e ka bishtin prapa.

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Listë e gjatë dëmtimesh, Partizani “i plagosur” edhe ndaj Teutës

Formacionet/ Si rreshtohen skuadrat në supersfidën Partizani-Vllaznia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK
Aktualitet

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK

15:18 - 17/02/26

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë dalë përsëri sot në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e resortit “Blu Borgo” të...

Lexo më shumë
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në QSUT 23-vjeçarja nga Durrësi

15:11 - 17/02/26
“Pse më parakalove?”/ Zbardhet ngjarja në Berat, i plagosuri shkoi të sqarohej me shoferin e makinës tjetër…

E rëndë në Tiranë/ U dëmtua teksa po punonte me gur fresibël, ndërron jetë 60-vjeçari

14:56 - 17/02/26
‘Drejtësi jo politikë’/ Mijëra qytetarë në Prishtinë në mbështetjë të UÇK-së, mesazh Hagës në ditën e pavarësisë

‘Drejtësi jo politikë’/ Mijëra qytetarë në Prishtinë në mbështetjë të UÇK-së, mesazh Hagës në ditën e pavarësisë

14:42 - 17/02/26
I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit me Call Center në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin (Emri)

I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit me Call Center në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin (Emri)

14:24 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com