GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Plehrat janë vdekje urbane, kurse pastrimi i plehrave janë vdekja e demokracisë

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Plehrat janë vdekje urbane, kurse pastrimi i plehrave janë vdekja e demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Ku qëndron problemi i administrimit të plehrave?

Nuk administrohet shoqëria e sotme moderne, aq më pak Shqipëria e drobitur, me debate politike, me show komisionesh, as me lojëra hajduti – polici! As me operacione tip James Bond, me makina nate, që kthehen rrugës nga forca misterioze!

Problemi se në rastin e Tiranës dhe Durrësi ne kemi krijuar qytete – fshatra gjigande ku është mbledhur gjysma e popullsisë! Imagjinoni se çfarë miliona tonelata plehrash prodhohen! Plehra që quajini po deshët edhe mbetje! Poqese popullsia do të ishte shpërndarë në të gjithë territorin situata do të kishte qenë ndryshe! Mos numuroj të tjerat, por edhe varrezat po i hypin Dajtit dhe në vitin 2050 i vdekuri i fundit do të ngrejë flamurin me kafkën krenare në majën e malit! Lëre veturat, qarkullimin, hapësirat jeshile, etj.

Problemi është gjithashtu se këto shërbime nuk ka përse të mos merren nga pushteti lokal dhe nuk ka përse i paguajmë privatit qimet e kokës që pastaj lekët tona i bën turizëm, rroga për gjyshërit e deputetëve, ose i konsumon pa hesap duke na thënë: Ikni o pirdhuni, bëj çfarë të dua me lekët e mia!

Ky është krimi i vërtetë në këta tridhjetë vjet ku janë rras edhe pushteti edhe opozita, dhe e anashkalojnë! E kanë bërë pushtetin publik vetëm si bërës tenderësh dhe gjoja delegon te privati që në fakt merr privilegje pa nxjerrë një lek nga xhepi! Si është e mundur që privatit i del me fitim, pushtetit publik i del me humbje po të investojë te plehrat!

E kanë zhvesh pushtetin publik nga çdo funksion ekonomik rregullator ekuilibrues sikur të ishte biçikletë MIFA me qira, e ç’veshur nga gjithçka dhe ku i kanë ngel vetëm pedalet e prishura!

Patjetër tregu, por ka shërbime që poqese liberalizohen keq, ose atëhere kur nuk është koha krijojnë atë quhet “market failure”!

Kush nuk e di të lexojë neoliberalët amerikanë sa më sipër!

A ka bythë komisioni të hetojë këtë? Lërini llogjet me James Bond dhe me kë takove, ku hangre darkë!

E keni bërë pushtetin publik si biçikletë MIFA me qira që e xhvishnin nga gjithçka duke i lënë pedalet.

Problemi është pushteti vendor është i centralizuar dhe incineratori është i centralizuar. Mungesa e decentralizmit ka krijuar një marrëdhënie perverse, ku nuk ka konkurrencë, nuk ka kontroll, nuk ka presion mbi ulen e çmimit të shërbimit!

Na hiqen si liberalë të mëdhenj palé! Gjoja ja japin privatit dhe ja japin vetëm një dore i cili për një shekull na u bëka monopol. Ky është krimi që nuk ka bythë asnjë komision ta hetojë sepse zhytyr brenda vetë modeli politik!

Sigurisht që do të gjenden rob “të guximshëm” pastaj që monopolin e falur, pa vendosur asnjë lekë, ta manovrojnë si duhet, duke shpërndarë lekë për mediat që jetojnë të kontrolluara nga plehrat, për politikanë, për parti politike, për dorovitje nën dorë dhe për të gjithë pislliqet e mundshme!

Pehrat janë vdekja e qendrave urbane, kurse pastrimi i plehrave janë vdekja e demokracisë sepse fusin korrupsionin e madh që vjedh vota, media, gjithçka!

Hajde gjeje sa peshon një tonelatë plehra kur atë e peshon monopolisti i plehrave dhe monopolisti i pushtetit në vitin 20567!

Monopoli i tenderimit, monopoli i tregut, monopoli i pushtetit, monopoli i opozitës, – ja këto nuk heton dot komisioni që nuk bëri veçse dha çfaqje para publikut!

Jemi bërë sikur të shkojmë në një kafene ku çmimi kafes që pijmë është më i ulët sa tarifa për të vajtur në wc e kafenesë për të pshurrur!

Me shumë kushton mbledhja e plehrave sesa ushqimi që e jashtëqisim!

Në vitin 2012 këto analiza i kam bërë në librin RËNIA E QYTETIT, botuar nga PAPIRUS, kush dëshiron ta gjejë, (po e gjeti) dhe të më thotë nëse e zhgënjej!

Kjo është detyra e studjuesit, jo ajo që e thërresin si fasadë kur ka nevojë politika!

Etiketa: demokracisepastrimiplehraplehraturbanevdekjaVdekje

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
Pas ndarjes Donaldi bën dedikimin e papritur: Mendoj se të dua!

Pas ndarjes Donaldi bën dedikimin e papritur: Mendoj se të dua!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi për shtëpitë e barit: Heqim gjurmët e ADN-ve, lajmë edhe tapete
Aktualitet

Shqiptari në Angli krijon kompani pastrimi për shtëpitë e barit: Heqim gjurmët e ADN-ve, lajmë edhe tapete

15:30 - 22/08/26

Nga Tom Kelly,  Daily Mail Një mbrëmje pranvere katër vjet më parë, qetësia e një rruge pa krye në Bristol u shkatërrua...

Lexo më shumë
Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit

Zjarr në Kagjinas të Ersekës, era favorizon flakët dhe situata del jashtë kontrollit

15:10 - 22/08/26
Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26
Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com