GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Plori: Ndeshjet e fundit vënë trajnerët në siklet, jemi optimistë se do arrijmë objektivin minimal të klubit

15:23 - 04/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Elvis Plori: Përballemi me emër të madh, por jemi Vllaznia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vllaznia do të përballet me Dinamon ditën e nesërme në sfidën e javës së 32-të të Abissnet Superiore, takim që do të luhet në “Elbasan Arena”, ora 16:45.

Në prag të kësaj ndeshje ka dalë në konferencën për shtyp, trajneri Elvis Plori i cili analizoi përballjen me blutë e Rodolfo Vanolit.

Tekniku i kuqebluve i bëri thirrje skuadrës për përqendrim maksimal, ndërsa zbuloi mungesën e Latifit të dëmtuar.

Dinamo- “Ka një skuadër që në fillim të sezonit u nis me objektiva krejtësisht të ndryshëm, tani është në një situatë kritike, por gjithsesi ne kjo duhet të na bëjë të fortë. Edhe ne jemi në një situatë delikate ku nuk kemi siguruar asgjë dhe lojtarët duhet të sillen si profesionistë”.

Më kë ishe në ndeshjen Kukësi-Partizani? “Nuk jam marrë me skuadrat e tjera se kemi shumë punë me skuadrën tonë. Gjithsesi unë e kam parë ndeshjen se na interesonte rezultati, ishte një ndeshje shumë e luftuar ku të dy skuadrat treguan se pretendojnë europën, por ne duhet të kemi mendjen te vetja dhe të fokusohemi te ndeshja me Dinamon”.

Vendimtare sfida me Dinamon- “Ka ndeshje prapë, çdo ndeshje në vijim deri në fund do të jetë e luftuar. Do të jetë e rëndësishme edhe për klasifikimin, skuadra duhet mobilizuar. Në këto ndeshje trajnerët vihen në siklet sepse motivimi i lojtarëve duhet të jetë në maksimum. E pamë në ndeshjen me Skënderbeun që nuk ishin në motivimin e duhur në pjesën e parë dhe ne kemi bërë një analizë të hollësishme për të mos përsëritur Skënderbeun. Duhet të jemi kërkues dhe profesionistë për të arritur objektivin minimal të klubit. Në skuadër ka entuziazëm siç ndodh pas çdo fitoreve, entuziazmi është pozitiv dhe duhet ta transmetojmë në fushë”.

Skuadra e plotë? “Kemi probleme vetëm me Latifin dhe them se nuk mund të jetë i gatshëm, ka marrë një goditje ndaj Skënderbeut. Është e pamundur të rikthehet edhe pse shpresuam. Latifi është një mungesë e rëndësishme. Janë ndeshje të rëndësishme se ka edhe pak javë dhe gabimet nuk falen, duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje se është shumë delikate. Shpesoj që lojtarët ta dëgjojnë këtë konferencë. I druhem një përgjumje të ekipit, por ato duhet të tregohen profesionistë”.

Pas Dinamos ju pret Kukësi? “Shpresoj ta kalojmë me sukses Dinamon dhe pastaj jam optimistë. Ne një ndihmesë na bëhet publiku në Loro Boriçi, këtë e pamë me Skënderbeun dhe me ata ndryshon sjellja e lojtarëve në fushë.

Të gjitha skuadrat kanë ulje e ngritjet e tyre, nëse marim fitoren me Dinamon, marrim vendin e katërt dhe jemi brenda objektivave. Duhet të jemi të mirëorganizuar dhe të luftojmë. Nuk po mendojmë për finalen e Kupës, kemi mendjen vetëm te Dinamo”, u shpreh Plori.

Etiketa: dinamoelvis ploriVllaznia

Lajme të lidhura

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)
Breaking Views

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)

23:34 - 12/01/26
Reali i Madridit shkarkon Xabi Alonson pas humbjes së Superkupës, ja kush e zëvendëson
Breaking Views

Reali i Madridit shkarkon Xabi Alonson pas humbjes së Superkupës, ja kush e zëvendëson

20:39 - 12/01/26
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn
Sport

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn

11:27 - 12/01/26
Para
E pabesueshme, tifozi plagos me armë zjarri arbitrin e ndeshjes

E pabesueshme, tifozi plagos me armë zjarri arbitrin e ndeshjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Disa zona të Korçës ende pa energji! Vijon puna për mbylljen e argjinaturës së lumit Devoll
Aktualitet

Disa zona të Korçës ende pa energji! Vijon puna për mbylljen e argjinaturës së lumit Devoll

09:34 - 13/01/26

Prefektura e Korçës ka ndarë detaje lidhur me situatën aktuale nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në këtë qark. Në...

Lexo më shumë
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete të tjera

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, i riu përplaset me 5 automjete të tjera

08:58 - 13/01/26
Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor

Pas përmbytjeve, edhe ngricat rrafshojnë prodhimin bujqësor

08:41 - 13/01/26
Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes  kripës

Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes kripës

08:35 - 13/01/26
Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit

08:26 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com