GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Plot 225 mijë USD për agjentin amerikan, Meta: Të hetohet Rama

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputeti ikën nga Meta, bashkohet me Partinë Socialiste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një thirrje për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të hetuar kryeministrin Edi Rama.

Në rrjetet e tij sociale, Meta shkruan se SPAK duhet të vendosë një komunikim intensiv me institucionet e drejtësisë amerikane për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me Ramën dhe ish-zyrtarin Charles Mcgonigal.

“Ky komunikim i SPAK me drejtësinë amerikane me qëllim zbardhjen e veprimtarisë antishterore dhe korruptive të Edi Ramës është një detyrim ligjor i pashmangshëm për të. Çdo përpjekje e Edi Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë edhe hetimin parlamentar, për këtë aferë skandaloze korrupsioni është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar për t’ju fshehur llogaridhënies së pashmangshme. Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë kurrë që të ketë një Kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të Shqipërisë dhe të shqiptarëve,”-shkruan Meta ndër të tjera.

Postimi i Metës:

Përballë fakteve shokuese, që zbulohen çdo ditë, drejtësia shqiptare duhet të nisë urgjentisht hetimet për Kryeministrin e implikuar drejtpërdrejt në aferën shumë të rëndë korruptive shtetërore “Mc Gonigal”. SPAK duhet të kishte nisur me kohë hetimet shumë të thelluara përballë këtij skandali, që e ka shndërruar institucionin e Kryeministrit në një çerdhe korrupsioni, manipulimi dhe trafikimi mafioz të influencave duke korruptuar edhe zyrtarë të lartë si Mc Gonigal. SPAK duhet të vendosë një komunikim intensiv, serioz dhe shumë të ngushtë me institucionet e drejtësisë amerikane për të zbardhur deri në fund këtë skandal kaq të rëndë, në dritën e provave të pakundërshtueshme të zbuluara nga drejtësia amerikane. Ky komunikim i SPAK me drejtësinë amerikane me qëllim zbardhjen e veprimtarisë antishterore dhe korruptive të Edi Ramës është një detyrim ligjor i pashmangshëm për të. Çdo përpjekje e Edi Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë edhe hetimin parlamentar, për këtë aferë skandaloze korrupsioni është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar për t’ju fshehur llogaridhënies së pashmangshme. Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë kurrë që të ketë një Kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Vetëm 3 ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

Etiketa: 225 mije USDagjentiKryesore1meta

Lajme të lidhura

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës
Aktualitet

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

12:13 - 17/07/26
Eurostat: Veriu i Shqipërisë mes dy rajoneve më të varfëra në Europë
Aktualitet

UNICEF ngre alarmin: Mbi 40 % e shqiptarëve ndodhen në rrezik varfërie ose përjashtimi social

10:16 - 17/07/26
Para
“Ndërprerje e shkurtër”, rishfaqet Berisha: 2023, viti i shpresës

‘Kalbësirë’, Berisha kërkon dorëheqjen e Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njoftoi, gjatë një konference për shtyp, se organizata më e madhe e qendrës së...

Lexo më shumë
Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

12:13 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

12:06 - 17/07/26
Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

11:49 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

11:43 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com