GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Plumbi i artë/ Kthehej nga Dubai, avokati arrestohet në Rinas (EMRI)

14:31 - 06/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Plumbi i artë/ Kthehej nga Dubai, avokati arrestohet në Rinas (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”.

Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Në hyrje të aeroportit të Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin Alban Bengasi.

Avokati Alban Bengasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, pasi kishte premtuar 120 mijë euro që të vrisnin gruan e tij.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Alban Bengasi është avokati i cili është shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga prokuroria për goditjen e 4 grupeve kriminale në disa qytete të vendit.

Bengasi ka manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje. Po ashtu mësohet se ai ka kërkuar djegien e makinës së ish-gruas së tij, pas një konflikti që ka pasur me të.

Bengasi u bë protagonist i emisionit investigativ ‘Stop’, ku ishte ish-bashkëshortja e tij, e cila e akuzonte se e kishte dhunuar dhe nuk e lejonte të shikonte fëmijët, pas divorcit.

Alban Bengasi ka qenë edhe avokat i vëllezërve Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët akuzohen si të dyshuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha prapa Dajtit.

Ndërkohë, në maj të vitit 2020, Bengasi ra pre e një sulmi me thikë nga kunati i tij, Roland Ruçi, ku mbeti edhe i plagosur. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit ‘Dinamo’ në kryeqytet.

 

Etiketa: arrestohet i shumekerkuariKryesore1

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Para
Koka sulmon në gjykatë Kryemadhin: Akuza mbi mendime të fallxhores

Koka sulmon në gjykatë Kryemadhin: Akuza mbi mendime të fallxhores

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

Bamir Topi shpreh mbështetjen për nismën e kryeministrit për uljen e numrit të deputetëve, Topi tha se një pjesë e...

Lexo më shumë
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com