GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po bëj fushatë për Ilir Metën”, Kryemadhi: Dalja në listë të hapur e tij tregoi se është sfidant

23:00 - 27/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po bëj fushatë për Ilir Metën”, Kryemadhi: Dalja në listë të hapur e tij tregoi se është sfidant
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Monika Kryemadhi është shprehur se po bën fushatë për Ilir Metën teksa shtoi se nuk do të ndalet deri në 11 Maj.

Kryemadhi në emisionin “Opinion”, shprehet e zhgënjyer nga shumë njerëz që kanë qenë pranë saj dhe ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta.

Ndër të tjera Monika Kryemadhi shton se dalja e Ilir Metës në listë të hapur, në zgjedhjet e 11 Majit tregoi edhe njëherë, se ai është një sfidat dhe ka kthyer edhe njëherë Ilir Metën e viteve 2000.

Blendi Fevizu: Çfarë ju ka mbetur tani për Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Më ka mbetur respekti për babin e fëmijëve të mi dhe ajo që është më e dhimbshmja për mua është zhgënjimi me njerëzit që kanë qenë pranë tij dhe pranë meje.

Blendi Fevizu: Kur bie nga pushteti a zhduken këto njerëz?

Monika Kryemadhi: Patjetër. Zhduken zoti Fevziu sepse kur bie nga pushteti kupton që këto njerëz janë vetëm kërmij që vetëm zvariten.

Blendi Fevizu: A kanë mbetur miq të vërtetë që nuk jua kanë lënë edhe në ditën tuaj të vështirë?

Monika Kryemadhi: Do ju them një ndjesi zoti Fevziu. Ditën që Ilir Meta vendosi për të dalë në listë të hapur, sigurisht unë kisha marrë vendimin që nuk do të merresha më me fushatë. Do të shkoja vetëm të votoja për koalicionin. Normalisht kisha në plan të kandidoja si e pavarur sepse të kandidoje si e pavarur duheshin shumë pak vota 15 500 vota për ta marrë, por çdo kandidim përveç se do të ndante votën e Partisë së Lirisë do të krijonte edhe një lloj ndarje për opozitën dhe sot nuk është çështja e një egoje personale të Monikës apo të dikujt tjetër.

Blendi Fevizu: Pra ju u tërhoqët për t’i dhënë mundësi Metës apo për të mos dëmtuar opozitën?

Monika Kryemadhi: Unë politikisht për të mos dëmtuar opozitën, por nga ana tjetër njerëzore dhe familjare për të mos futur në konflikt fëmijët e mi midis meje dhe Ilir Metës. Në aspektin që ishin fëmijët ata që unë duhet t’i kthehem rolit të mamasë. Sigurisht më erdhi shumë keq. U ndjeva shumë e zhgënjyer. Jo për vendimin e Ilir Metës se Ilir Meta sfidat ka qenë dhe për mua vendimi i daljes në listë të hapur të tij ka sjellë Ilir Metën e viteve 2000. Por ajo që më ka shqetësuar është që një kryesi që me votë unanime pranoi kandidimin e Ilir Metës në listë të hapur. Dalja e zotit Meta në listë të hapur tregoi edhe njëherë që ai është një sfidat që maksimizon votën në maksimum për opozitën atë të cilën mua më ka bërë që sot që nga ajo ditë që kam dalë haptazi kërkoj votën për Ilir Metën.

Blendi Fevizu: Ke dalë po bën fushtë?

Monika Kryemadhi: Po bëj fushatë dhe nuk do të ndalem deri në 11 Maj dhe është hera e fundit e imja, për t’i dhënë çdo votë Ilir Metës sepse ajo që kam kuptuar është që largimi që kemi bërë nga elektorati është që njerëzit e duan Ilir Metën dhe janë mirënjohës.

Etiketa: FushateKryemadhimeta

Lajme të lidhura

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive
Aktualitet

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO
Aktualitet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Para
Mos u kap pas të kaluarës, horoskopi 13 shkurt

Horoskopi 28 mars

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25

Vetëm pak orë para nisjes së protestës opozitare, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të sotëm...

Lexo më shumë
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25
Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

12:08 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com