GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po dola, do të të…”/ Avokatja tregon kërcënimet nga i burgosuri

16:45 - 23/07/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po dola, do të të…”/ Avokatja tregon kërcënimet nga i burgosuri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ndarjen e momenteve të vështira gjatë karrierës, avokatja Margarita Kola rrëfen për herë të parë në “Rudina” në Tv Klan një çast kritik.

Ndërsa ndiqte një rast të një vrasjeje makabre ku mbronte viktimën, vrasësi i cili vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor e kërcënon.

Një javë më vonë, në derën e avokates mbërrin një letër që ajo e ruan ende, përmbajtja e së cilës ishte ngjethëse.

Margarita Kola: Unë kam një moment, kam disa momente të vështira por këtë do ta ndaj për herë të parë në këtë studio, ndoshta edhe familja ime që e dëgjon do të shqetësohet sepse nuk ua kam thënë asnjëherë. Para pak kohësh, një i dënuar me burgim të përjetshëm, unë mbroja viktimën e cila kishte vdekur në duart e tij dhe ishte copëtuar, ai kishte probleme të tipit mendor, më kërcënon në sallën e gjyqit dhe më thotë që “ti je e dënuar si mua me burgim të përjetshëm”.

Pas një jave të asaj, më mbërrin një letër nga një kushëri i tij ku ai shkruan dhe thotë që “nëse ndonjë ditë do dal jashtë këtij burgu, ty do të të vras”. Unë kam buzëqeshur, e kam marrë atë letrën, nuk ia kam treguar asnjëherë familjarëve të mi, kjo është hera e parë që po e ndaj me ju dhe këto janë momente të vështira të profesionit tonë.

Rudina Magjistari: Letrën ti e ruan?

Margarita Kola: Unë e ruaj letrën, por ai është një person me probleme të rënda të shëndetit mendor. Ka vrarë gruan e vet dhe kunatën e vet, i ka copëtuar dhe i ka futur në frigorifer. Është ngjarje makabër, unë e di nga psikologjia ligjore që këta janë të papërgjegjshëm, kështu që unë në këtë kuadër unë nuk e marr seriozisht, por janë momente të vështira./tvklan.al

Etiketa: Avokate e kercenuarMargarita Kola

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Von der Leyen: Të shkatërrojmë modelin e rrezikshëm të…

Von der Leyen: Të shkatërrojmë modelin e rrezikshëm të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nafta shkon në 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com