GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Po flet Erjon Alibej! Dosjet që SPAK ka tërhequr për dëshmitë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Po flet Erjon Alibej! Dosjet që SPAK ka tërhequr për dëshmitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno- Ekzekutimi në muajin Tetor 2021, i Lulzim Bitrit vëllait të Eljo Bitrit dhe Ardian Çollakut, është një nga dosjet hetimore për të cilat ka rrëfyer në SPAK, Erjon Alibej.

I njohur në botën e krimit me nofkën “Krymi”, Alibej duket se po kthehet në bashkëpuntorin e 5 të prokurorisë SPAK, në atë që përbën dosjen voluminoze “Dumani”.

I arrestuari si organizator dhe financues i 7 vrasjeve të ndodhura nga Elbasani deri në Durrës, ka treguar emra se kush janë autorët e vrasjes së dyfishtë të Lulzim Bitrit alias Tapia dhe Ardian Subashit alias Çollaku.

Tre prokurorë të SPAK, po hetojnë emrat e dhënë nga Alibej dhe nëse do gjendet prova, në kohët në vijim do ketë finalizim me arrestimin e tyre.

Një tjetër dosje hetimore që është tërhequr nga Elbasani, ka të bëjë me ngjarjen e 30 korrikut 2020, ku mbeti i vrarë Florian Lamçe.

Dy muaj më parë për këtë ngjarje u dënua nga Apeli Durrës me 10 vite burg Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Dhe me 8 vjet heqje lirie u dënua bashkëpuntori i tij, Adriano Hajdari. Pavarësisht se kjo dosje është gjykuar dhe zgjidhur me vendim gjykate, ku autorët kanë dalë fajtorë, SPAK, e ka rimarë në studim këtë çështje.

Ora News” mëson se një tjetër dosje, që SPAK ka tërhequr pas dëshmisë së Erjon Alibej, ka të bëjë me rrëmbimin në Tiranë të shtetasit Abaz Keta.

Kjo çështje i është përcjellë SPAK-ut, nga prokuroria e Tiranës me qëllim verifikimin e akteve dhe personat përgjegjës.

Gjithashtu burimet bënë me dije për “Ora Neës” se mes dosjeve të tërhequra janë dhe dy çështje penale për të kërkuarin Suel Çela, në të cilat ai është gjykuar dhe ka marë pafajësi në tre shkallët e gjyqësorit.

Një tjetër çështje penale, që SPAK ka tërhequr nga prokuroria e Elbasanit, ka të bëjë me atentatin e 25 nëntorit 2020, ku mbeti i plagosur Ervis Çaushllari alias “Vis Korçari”.

Njëherësh është marë informacion nga Drejtoria e Policisë Durrës, për të gjitha konfliktet dhe denoncimet që ka pasur Nuredin dhe Dashnor Dumani në qytetin e Durrësit.

Po ashtu SPAK, ka tërhequr një dosje penale nga prokuroria e Lushnjës, ku rezulton se Nuredin Dumani është proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugur” në një aksidet me makinë.

Gjithashtu, të dhëna janë kërkuar dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për dinamikën e vuajtjes së dënimit të të dënuarit Nuredin Dumani.

Etiketa: DëshmidosjeSpak

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Njeriu i Putin shfaqet në veri të Kosovës,“nxeh gjakrat” në Jarinjë

Njeriu i Putin shfaqet në veri të Kosovës,“nxeh gjakrat” në Jarinjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol
Aktualitet

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 11 emigrantë nga...

Lexo më shumë
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com