GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Po funksionin Inceneratori? Patosi mbulohet nga mbeturinat, jep pa garë 1.2 mld lekë për kazanë

17:57 - 05/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu vihet flaka kazanëve me mbeturina në Elbasan, tymi “pushton” zonën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Patos është institucioni i radhës që është pjesë e abuzimeve me tenderët, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin. Vazhdimisht janë denoncuar raste nga qytetarët, mediet dhe politikanët që gjatë 2021 qyteti i Patosit mbulohej gjatë verës nga tymi dhe ajri i rëndë, për shkak se digjeshin mbeturinat, që me sa duket inceneratorit i Fierit i cili ka për detyrë nuk i menaxhon si duhet. Prej muajsh vazhdonte avazi, ndërsa Bashkia Patos ka vendosur të gjejë një zgjidhje provizore, që të paktën mbeturinat të mos shpërndahen kudo nëpër rrugë. Në dhjetor të viti që lamë pas ky institucion ka hapur një tender për blerje kazanësh për mbeturina. Me sa duket situata qenka shumë rëndë saqë bashkia nuk mund të vononte në kohë, por e ka shpallur fituesin e tenderit vetëm pak ditë më pas, pra sot me 5 janar 2022.

Por, pikërisht këtu fillon ngërçi, ky tender kap vlera shumë të larta kur bëhet fjalë vetëm për disa kazanë plehrash. Në kontratën e publikuar është përcaktuar fondi limit 1.2 miliardë lekë. Ndërkohë, skandali thellohet edhe më tej pasi tenderi është mbyllur pa garë, pra ka paraqitur ofertë vetëm “K.I.A. 2019 Shpk” dhe pa u lodhur të shqyrtojë procedurat Bashkia Patos e ka shpallur fituese. Duke bërë tender vetëm me një garues, kjo kontratë e bashkisë klasifikohet automatikisht në tenderët me flamur të kuq, çka përbëjnë rrezik për buxhetin e shtetit dhe shtojnë hapësira për abuzime.

Amullia e menaxhimit të mbetjeve

Problemi me menaxhimin e mbetjeve është evidentuar në disa qytet të vendit gjatë 2021, duke qenë se shume prej tyre i mbaronte kontratat me inceneratorët. Një nga më problematikët ka qenë edhe qyteti i Patosit. Në korrik të këtij viti me ditë të tëra Patosi dhe rrethina të tjerë ta Fierit u mbuluan nga tymi që krijohej nga djegia e mbeturinave në fshatin Sheq të Madh. Në vend depozitimin mbetjeve në Sheq te Madh është shpallur emergjencë mjedisore që përpara 10 vitesh. Ajo është hapur 50 vjet më parë dhe shërbente për grumbullimin e mbetjeve urbane të qytetit, në atë kohë me 20 mijë banorë. Tani kjo ‘bombë’ mjedisore grumbullon mbetjet e një bashkie me 200 mijë banorë, çka ka bërë që të dalë jashtë funksionit.

Mbetjet e Fierit prej kohësh duhej të menaxhoheshin dhe digjeshin në inceneratorin e këtij qyteti, i cili duhej të kishte përfunduar së ndërtuari në prill të këtij viti. Ndërtimi i inceneratorit është realizuar më anë të një kontrate partneriteti publik privat, e cila i ka kushtuar taksapaguesve 28 milion euro, por si duket nuk po kryen si duhet funksionin e tij.

E.H/Gijotina.com/

Etiketa: abuzimegarekazanekryesore2Patostender

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Skandali i pagave dhe patronazhistëve me burim tek AKSHI, reagon Basha

Skandali i pagave dhe patronazhistëve me burim tek AKSHI, reagon Basha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)
Sport

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26

Champions League mbrëmjen e sotme do të luajë 4 duele të tjera të “zjarrta”, të cilat marrin padiskutim vëmendjen e...

Lexo më shumë
Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26
Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim

Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë

10:12 - 25/02/26
U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

09:59 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com