GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Po gënjejnë, nuk më lanë të hyja”/ Flet babai i 22-vjeçares në Iran që u dhunua për vdekje

17:42 - 22/09/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po gënjejnë, nuk më lanë të hyja”/ Flet babai i 22-vjeçares në Iran që u dhunua për vdekje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka folur babai i 22-vjeçares së ndjerë nga Irani Mahsa Amini. E reja u dhunua deri në vdekje pasi nuk kishte vënë hixhabin në publik, sipas ligjit të kësaj republike. Kjo ngjarje shkaktoi një valë protestash në të gjithë Iranin. Në një intervistë me BBC, Amjad Amini tha se nuk ishte lejuar të shikonte raportin e autopsisë së vajzës së tij dhe mohoi që ajo të kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore.

Ai theksoi se dëshmitarët i kanë thënë familjes se ajo është rrahur në paraburgim nga policia. Autoritetet iraniane e kanë mohuar këtë.

Mahsa Amini u arrestua pasi dyshohet se ka thyer rregullat për veshjen e hixhabit.

Gruaja kurde nga qyteti veriperëndimor i Saqezit, vdiq në spital në Teheran të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.

Autoritetet iraniane thonë se 22-vjeçarja Amini nuk u keqtrajtua, por pësoi “atak të papritur në zemër” pasi u arrestua në Teheran nga policia.

Por Amini shtoi se vëllai i saj 17-vjeçar, Kiarash, i cili ishte aty kur ajo u ndalua, i tha se të motrën  e kishin rrahur.

“Djali im ishte me të. Disa dëshmitarë i thanë djalit tim se ajo ishte rrahur në furgon dhe në stacionin e policisë”, tha ai. “Djali im iu lut që të mos e merrnin, por edhe ai u rrah, ia grisën rrobat. Kam kërkuar që të më tregojnë kamerat trupore të oficerëve të sigurimit, më kanë thënë se kamerat nuk kanë bateri.”

Autoritetet iraniane deklaruan se Amini kishte veshur rroba jo modeste në momentin e arrestimit të saj.

Megjithatë, babai i së ndjerës tha se ajo mbante gjithmonë një pallto të gjatë.

Amini gjithashtu shtoi se ai ishte penguar vazhdimisht nga stafi mjekësor që të shihte trupin e vajzës pas vdekjes së saj.

“Doja të shihja vajzën time, por nuk më lanë të hyja”, tha ai.

Ai u shpreh se kur kërkoi të shihte raportin e autopsisë, mjeku i kishte thënë: “Do të shkruaj çfarë të dua dhe nuk ka të bëjë me ty”.

Babai i 22-vjeçares theksoi se asnjë informacion në lidhje me autopsinë nuk i ishte dhënë familjes. Amini e pa trupin e vajzës së tij vetëm pasi ishte mbështjellë për varrim, ku i dukeshin vetëm këmbët dhe fytyra.

“Kishte mavijosje në këmbët e saj”, tha ai. “Kam kërkuar nga mjekët që të ekzaminojnë këmbët e saj. Ata më injoruan. Tani po gënjejnë.”

Në një deklaratë të mëparshme, Mehdi Faruzesh, drejtori i përgjithshëm i mjekësisë ligjore të provincës së Teheranit, tha: “Nuk janë vërejtur shenja lëndimesh në kokë dhe fytyrë, asnjë mavijosje rreth syve ose fraktura në bazën e kafkës së Mehsa Amini”.

Autoritetet thanë gjithashtu se nuk kishte shenja të lëndimeve të brendshme.

Amini kritikoi gjithashtu pretendimet se vajza e tij kishte probleme shëndetësore të cilat mund të kishin kontribuar në vdekjen e saj.

Drejtori i përgjithshëm i mjekësisë ligjore në provincën e Teheranit tha se Amini kishte bërë një operacion në tru në moshën 8-vjeçare.

“Ata po gënjejnë”, u shpreh babai. “Ajo nuk ka qenë fare në asnjë spital në 22 vitet e fundit, përveç disa sëmundjeve të lidhura me të ftohtin. Ajo kurrë nuk ka bërë operacion.”

Amini mohoi gjithashtu një pretendim tjetër në lidhje me shëndetin e vajzës së tij, se ajo ishte rrëzuar në mënyrë të përsëritur dhe se i kishte rënë të fikët gjatë kohës që punonte në një dyqan, duke e konsideruar një gënjeshtër.

Sipas familjes së saj, Amini do duhej të fillonte studimet në universitet javën e ardhshme.

Udhëtimi i tyre në Teheran do të ishte pushimi i saj i fundit përpara se të fillonte kursi.

“Ajo donte të studionte mikrobiologji”, tha Amini. “Ajo donte të bëhej mjeke, kjo ishte një ëndërr që nuk u realizua kurrë. Nëna e saj është shumë e sëmurë, të gjithëve na mungon. Dje do të festonte 23 vjetorin e lindjes.”

 

Etiketa: autoritetIranproteste

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, makina përplaset me kamionçinën

Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, makina përplaset me kamionçinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26

Ambasada e SHBA-ve ka njoftuar të gjithë shtetasit amerikanë në Shqipëri që të kenë kujdes ditën e nesërme gjatë zhvillimit të...

Lexo më shumë
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com