GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po grabiten tokat”, PD denoncon: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

11:08 - 05/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po grabiten tokat”, PD denoncon: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar sot një rast flagrant të shkeljes së të drejtës së pronës nga ana e Bashkisë Kamëz e cila drejtohet nga Rakip Suli.

Në një deklaratë publike, zëdhënësja Genta Vangjeli ka bërë të ditur shqetësimin e ngritur nga qytetari Xhemal Agolli, i cili, ndonëse posedon certifikatën e pronësisë dhe dokumentacionin zyrtar kadastral, është përballur me një akt të paprecedentë nga Bashkia Kamëz, që pretendon pronësinë mbi tokën e tij.

Vangjeli deklaron se “Zotëria si pronar i ligjshëm i pajisur me certifikatë pronësie dhe planin e rilevimit sipas hartës kadastrale referente, denoncoi përballjen e tij me një akt arbitrar të Bashkisë Kamëz, e cila ka vendosur një tabelë në pronën e tij duke e shpallur atë si pronë të bashkisë.

Në përgjigje të ankesës së Agolli, me anë të shkresës së saj datë 24 Shtator, bashkia Kamëz thekson se referuar dokumentacionit bashkëlidhur paraqitur nga ankimuesi, rezulton se pasuria për të cilën ai disponon dokumentin e pronësisë pozicionohet grafikisht mbi pasurinë e certifikuar në emër të bashkisë Kamëz.

Në këto kushte Agolli i kërkohet të saktësojë dhe azhornojë hartën kadastrale.

Bashkia Kamëz citon se pronësia e saj mbi pasurinë buron nga VKM nr. 775, datë 05.09.2013 ‘Për miratimin e listës përfundimtare të pronave që transferohen në pronësi të bashkisë Kamëz dhe prandaj pasuria nr. 42/26 zk2066 me sip 10000 m2, lloji I pasurisë shkëmbore dhe prona është transferuar në pronësi të bashkisë Kamëz gjithashtu është certifikuar në vitin 2020 ndërsa harta kadastrale është rifreskuar në vitin 2024.

Por Agolli disponon një shkresë të vetë Bashkisë Kamëz të datës 22.05.2015, pra dy vite pas miratimit të VKM-së mbi të cilën sot bashkia pretendon pronësinë, e cila konfirmon saktësimin e dokumentacionit të tij dhe numrin e pasurisë.”

PD akuzon institucionet vendore për veprim arbitrar dhe abuziv, ndërsa kërkon reagim urgjent nga organet përgjegjëse për të mbrojtur të drejtën kushtetuese të pronës, e cila, sipas forcës opozitare, po cenohet rëndë në mënyrë sistematike.

Etiketa: BashkiKamëzprone

Lajme të lidhura

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Para
Në prag të sfidës me Egnatian, Vora merr lajmin e gëzueshëm nga FSHF

Në prag të sfidës me Egnatian, Vora merr lajmin e gëzueshëm nga FSHF

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste...

Lexo më shumë
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com