GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Po helmojnë të rinjtë”, Cavusoglu: Gylenistët, pengesa më e madhe në raportet Turqi-Kosovë

14:14 - 19/06/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po helmojnë të rinjtë”, Cavusoglu: Gylenistët, pengesa më e madhe në raportet Turqi-Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe mes raporteve tona, për shkak se është duke bërë punë për të helmuar raportet tona”, ka thënë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, gjatë një konference për media në Prishtinë.

“Strategjinë e ngjashme që e ka zbatuar në vendin tonë po e zbaton edhe në Kosovë. Po tentojnë t’i helmojnë të rinjtë dhe të investojnë në media, dhe në anën tjetër tentojnë të infiltrohen edhe në institucione. Për neve është shqetësuese të shohim këto dhe e dimë që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ai.

Turqia i referohet lëvizjes Hizmet të klerikut Fetullah Gulen me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste. Në mars të vitit 2018, Kosova arrestoi dhe dëboi gjashtë shtetas turq, që kishin punuar në shkollën private “Mehmet Akif” në Prishtinë.

Të gjithë të arrestuarit, ndërkohë, janë përballur me procese gjyqësore në Turqi dhe në fund janë dënuar gjithsej me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim.

Arrestimi dhe dëbimi i tyre janë lëndë e hetimeve edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi dyshohet se procesi është përcjellë me dhjetëra shkelje.

Cavusoglu është pritur në Prishtinë nga homologia e tij, Donika Gërvalla, e cila tha se Turqia si një anëtare e rëndësishme e NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë, Turqia ka ofruar ndihmën e saj dhe është po ashtu aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutrale edhe mes Serbisë dhe të tjerëve.

“Pozicioni i Kosovës në këtë çështje është i qartë, Rusinë, por edhe Serbinë, e shohim jo vetëm si agresiv, por edhe destabilizues për të gjithë rajonin tonë. Shpresojmë që përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, NATO-s, por edhe Turqisë do të kontribuojnë që Serbisë dhe separatistëve serb në Bosnje dhe Hercegovinë të ju pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në arsim dhe shëndetësi dhe se shpreson në “më shumë investime turke në Kosovë”.

Duke folur për investimet turke në Kosovë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu përmendi marrëveshjen për tregti të lirë mes dy vendeve, e cila ka hyrë në fuqi vitin e kaluar.

“Eksporti prej Turqisë në Kosovë është dyfishuar, në çerekun e parë të këtij viti rreth 20% është shtuar eksporti nga Kosova për në Turqi”, tha ai.

Cavusoglu tha se në fushën e energjetikës duhet të bëhet edhe më shumë punë.

“Posaçërisht në energjinë e ripërtëritshme, solare dhe të erë, kompanitë tona janë të gatshme të investojnë. Nuk duam garanci të blerjes, natyrisht, financimin do ta bëjmë vet dhe për një vjet do ta kryejnë investimin e tyre. Unë besoj qe në këto investime kanë interesim firma të fuqishme”, tha ai.

Kosova dhe Turqia nënshkruan paraprakisht marrëveshje në fushën e aviacionit.

“Edhe në fushën e aviacionit, me këtë marrëveshje do të rritet edhe numri i fluturimeve e turistëve”, tha ministri turk.

Ministri nënshkrues i kësaj marrëveshje, Liburn Aliu tha se përmes saj është rritur numri i fluturimeve nga 28 fluturime në javë, në 42 sosh.

Cavusoglu përmendi dhe organizatën TIKA, ku tha se deri tash ajo ka realizuar mbi 700 projekte në Kosovë dhe është e gatshme të jetësoj edhe projekte tjera.
Në fund, ministri turk tha se vizitën e tij në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, e ka nisur me Beogradin, e këtu përmendi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Cavusoglu përmendi dhe organizatën TIKA, ku tha se deri tash ajo ka realizuar mbi 700 projekte në Kosovë dhe është e gatshme të jetësoj edhe projekte tjera.
Në fund, ministri turk tha se vizitën e tij në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, e ka nisur me Beogradin, e këtu përmendi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ne e mbështesim dhe besojmë që duhet të arrihet një marrëveshje përmes kanaleve diplomatike”, tha ai.

Ministrin e Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka arritur në Kosovë të shtunën, ku bashkë me homologen e tij, Donika Gërvalla dhe ministra tjerë te Qeverisë së Kosovës kanë darkuar bashkë.

Sipas MPJD-së, ata kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.

Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shteteve përkatëse. Ministri turk u prit edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti./REL

 

Etiketa: KosoveTurqi

Lajme të lidhura

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht
Botë

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Para
Kryen shumë detyra në të njëjtën kohë, LG hedh në treg monitorin Dual-Up

Kryen shumë detyra në të njëjtën kohë, LG hedh në treg monitorin Dual-Up

Discussion about this post

TË FUNDIT

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet
Sport

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

Barcelona ka marrë një fitore “bombastike” përballë Real Betis, duke i dhënë fund kritikave për mungesën e konsistencës. Të besuarit...

Lexo më shumë
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com