GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po kërkoja Talo Çelën”/ Nuredin Dumani “zbërthehet” sërish: Si rashë në pritë në Papër

14:45 - 01/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po kërkoja Talo Çelën”/ Nuredin Dumani “zbërthehet” sërish: Si rashë në pritë në Papër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuredin Dumani, një nga tre bashkëpunëtorët e SPAK, ka treguar momentin më të diskutueshëm të operacionit “Plumbi i Artë”. Bëhet fjalë për momentin kur ai është plagosur në zonën e Papërit në Elbasan, 29 mars 2022.

Dumani thotë se i vetmi njeri që ka identifikuar në këtë ngjarje është pikërisht Talo Çela. Referuar dëshmisë së tij, Talo Çela ka organizuar pritën në Papër dhe Dumani ka arritur ta shikojë fytyrën e tij në timonin e një Benzi me targa greke, nga ku më pas është qëlluar me dy armë automatike.

Dumani tregon se goditja e tij, është kryer vetëm pak minuta pasi ishte rrethuar nga tre makina, ku tek njëra prej tyre ka dorëzuar një automatik tip “kallashnikov”.

“… Teksa qëndroja në rrugën kur ikën në Cërrik, më janë afruar tre makina të tipit “Audi”, “Benz CLS” dhe një “BMË”. Nga makina “BMW”,ka zbritur një person dhe më është afruar drejt vendit, ku unë po qëndroja i parkuar. Këtij personi i kam dhënë një automatik kallashnikov, të cilin ja kisha sjellë si suvenir.

 Të treja makinat më shikonin mua dhe aty kam ndjerë një parandjenjë të keqe.

Unë fillova të lëviz me mjet, duke hyrë tek kryqëzimi i Papërit, në rrugën e që të çon në Cërrik. Pasi pashë që të treja makinat ikën në drejtim të Cërrikut, lëviza direkt dhe unë. Por papritur më zuri rrugën një Benz me targa greke i vjetër “C Class” pa xhama të zinj…”, ka treguar Nuredin Dumani.

BMW me te cilen udhetonte Dumani diten qe ra ne atentat

I penduari i SPAK ka rrëfyer pikërisht se ky automjet i ka dalë përpara duke e bllokuar për gati 5 minuta.

“…Nuk jam afruar fare në drejtim të Benzit, pasi e kuptova që nuk ishte mirë puna. Personat që ishin në makinë më bënë dhe foto me telefon dhe ikën. Sapo fillova të lëviz, për të ikur tek kthesa e Papërit dhe të largohesha në Fier, më ka dalë para një kamion dhe unë duhet të qëndroja STOP. Unë po shikoja gjithmonë djathtas, pasi doja të shikoja nëse kishte makina të tjera aty në parkim si dhe nëse ishin makinat e tjera që po më vezhgonin.

Por e humba vëmendjen nga krahu i majtë. Në sekondë dëgjova xhamat dhe breshëri automatiku. Kam kthyer kokën instiktivisht. Pashë që ndaluan krismat. Kur ktheva kokën, pashë një makinë ngjyrë vishnjë “E Class”, nuk e pashë targën dhe pas shoferit ishin 2 gjuajtës që kishin kallashnikov në dorë, të cilët nuk kishin zbritur por kishin dritare të hapur. Nuk i identifikova dot ata që kishin kallashnikovin, se kishin maskë. Por identifikova shumë mirë shoferin, ishte fiks ai që po kërkoja unë, Talo Çela. Duke e njohur strukturën e tij dhe mënyrën se si rrinte, jam i bindur që ishte ai.

Pastaj filluan breshëri, jam shtyrë nga krahu i djathtë dhe barkas kam prerë timonin për Peqin. Jam përplas 2 herë, ato prap me vinin mbrapa në mënyrë të ç’rregullt. Makinës, ju çan gomat dhe i ikte drejtimi sa majtas dhe djathtas. Nga vendi i ngjarjes deri ku kam qëndruar është një distancë 150 deri në 200 metra. Kapa kallashnikovin dhe zbrita, pasi e mbusha jam pozicionuar për të gjuajtur me armë gjuajtësit. Ata e panë këtë gjë, por nuk u afruan dhe unë s’kam qëlluar…”, rrëfen Nuredin Dumani.

Talo Çela
I shumekerkuari Talo Çela

Mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit prej vitesh ka një luftë të hapur, ku secili prej tyre kërkon eleminimin fizik të njëri-tjetrit.

Në muajin Mars 2022, Dumani kishte udhëtuar nga Kosova në Shqipëri, pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën dhe Elton Kilën në Elbasan. Plani i tij për të bërë një rrugë e dy punë, nuk ka funksionuar sipas parashikimeve të shumëkërkuarit. Pasi në dijeni të lëvizjeve të Dumanit, ishte vënë dhe Talo Çela./ Oranews

Etiketa: atentatNuredin DumaniTalo Cela

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
Raporti i KLSH për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, PL: Të pangopur, hanë dhe bukën e fëmijëve

Raporti i KLSH për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, PL: Të pangopur, hanë dhe bukën e fëmijëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com