GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Po kthehej nga emigrimi dhe zhduket papritur/ Babai: I jepnin kokrra për gjumë në burgun e Greqisë

13:18 - 26/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Po kthehej nga emigrimi dhe zhduket papritur/ Babai: I jepnin kokrra për gjumë në burgun e Greqisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eraldi Mejdani 35-vjeç, është zhdukur pa lënë gjumë prej 18 ditësh, ndërsa ishte duke u kthyer nga Greqia, ku jetonte dhe punonte si emigrant. Ai ishte kapur nga policia greke, pasi nuk kishte dokumente dhe pas disa ditësh në paraburgim e lanë të lirë që të kthehej në Shqipëri. Prindërit tregojnë se,  pas mbërritjes në tokën shqiptare, ai qëndroi në Gjirokastër tek një kushëri i tij dhe të nesërmen pasi kishte komunikuar me prindërit nëpërmjet rrjeteve sociale ju kishte pohuar atyre se do të nisej për në shtëpi.

Momenti i fundit kur 35-vjeçari është parë, ka qenë ai i takimit dhe përshëndetjes me kushëririn e tij, teksa po hipte në një makinë që bënte linjën e Tiranës dhe që nga ai moment askush nuk di më gjë për të, pasi në shtëpi nuk mbërriti.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, Babai i Eraldit, thekson se djali përpara se të kthehej në Shqipëri është ndaluar nga policia greke dhe është mbajtur në paraburgim për shkak të mungesës së dokumentacionit. Ai ka treguar  gjatë kohë që ka qëndruar i mbyllur, djali ka pasur probleme me ankthin, ku mjekët i kanë dhënë një kokërr për pagjumësinë.

 

Pjesë nga biseda:

E ëma: Më tha në orën 4 të mëngjesit mos ki merak ma se jemi në hotel. Më shkruajti prapë në orën 10:30 më tha që po pinte kafe. Më pas nuk kam patur më kontakte me të. Jam përpjekur ta kontaktojë por nuk kam mundur. E kam telefonuar gjatë gjithë kohës, por nuk kam mundur të komunikojë. Ishte me xhupin e zi. Është 1.75 cm i gjatë, nuk është shumë i mbushur, nga krahët ka tatuazhe, në krahun e majtë dhe në shpatull. Në datën 19 është bërë denoncimi në polici, prisnim mos e ka marrë ndonjë shokë. Me shpresa, mos vjen sot mos vjen nesër. Vdekjen e motrës para një viti e kishte përjetuar shumë keq. Ne kemi jetuar dhe ne në Greqi dhe ishim prapë bashkë me Eraldin. E ka takuar babai i tij atje ku u kap.

Babai: Eri u kap para vitit të ri nga policia, ka qenë një punë maske dhe vaksine se sa për dokumentet. Eri u acarua dhe ata e morën brenda. Ne vinim çdo ditë në paraburgim, nuk e linim. I çonim cigare dhe ushqime, por kishte një problem se aty u shqetësua shumë. Aty pati probleme djali dhe mjeku i dha një një kokërr për ta zënë gjumit. U stresua shumë gjatë izolimit. Para vitit të ri dy ditë, erdhi në Shqipëri, në Kakavijë e pruri greku. Atë natë ka fjetur në hotel, edhe aty kanë qenë dhe fjalët e mia të fundit me të.

Këtë pagjumësinë, u vizitua dhe më përpara këtu te ne dhe ata policët u shqetësuan dhe e çuan te mjeku, ku i dhanë kokrrën për të qetësuar. Aty djali u stresua, donte ajër, nuk ishte mësuar. Është djalë kompetent, djalë i zoti. Çupa ne na vdiq në Francë, aty është dhe tani dhe ne e përjetuam shumë keq. Eraldi ka qenë i martuar, por për momentin nuk ka fëmijë. Eri ishte pa dokumente dhe e nisëm nga kufiri, ndërsa nusja ishte me dokumente. Kur vajta i gjeta me shtëpi gëzova.

Etiketa: emigranteraldfamiljazhduket

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
“6 marsi”/ Publikohet lista e zgjedhësve, të drejtën e votës e kanë 654,538 qytetarë

“6 marsi”/ Publikohet lista e zgjedhësve, të drejtën e votës e kanë 654,538 qytetarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com