GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Po kthehen vizat”, deputeti i PD: Rama qesharak, fajëson Britaninë për eksodin e shqiptarëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po kthehen vizat”, deputeti i PD: Rama qesharak, fajëson Britaninë për eksodin e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka deklaruar se pas 12 vitesh që shqiptarët lëvizin në BE pa viza, regjimi me viza mund të rikthehet. Me anë të një postimi në “Facebook”, Sula akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për një fakt të tillë.

Postimi i deputetit Sula:

Kryeministri po na rikthen vizat!

Në Dhjetor të vitit 2010, pas një pune të gjatë me shumë sfida por që ja vlenin, Shqipërisë iu liberalizuan vizat nën drejtimin e qeverisë së djathtë. Liberalizimi i vizave u bë pasi arritëm standardet. Luftë frontale me krimin e organizuar dhe në çdo drejtim tjetër.

Por sot pas 12 vitesh kur Shqiptarët presin që të jenë pjesë e BE, nën drejtimin e kësaj qeverie Shqipërisë rrezikohet ti kthehet regjimi i vizave. Kjo fale kontributit të drejtëpërdrejtë të kryeministrit Rama.

Nga viti 2014, një vit pasi nisi të qeveriste Kryeministri aktual, të rinjtë e të rejat, forca punëtore nisi dyndjen drejt vendeve të BE dhe tani numërohen qindra e mijëra shqiptarë që kanë braktisur vendin e tyre. Ikin sepse në Shqipëri model suksesi shikohet trafikanti drogës dhe qeveritari i korruptuar. Të arsimuarit nuk e shohin të ardhmen këtu.

Ndërkohë kreu i qeverisë pa pikën e përgjegjshmërisë për herë të dytë brenda pak javësh fajëson Britaninë e Madhe pse shqiptarët kërkojnë azil. Nuk ka si i frenon shteti shqiptar thot. Nuk i frenon dot sepse të rinjtë thot dalin fillimisht në vendet e BE ku lëvizet pa viza.

Rama në Kongresin e PSE: Qeveria britanike na thotë; ‘’Duhet t’i ndaloni’’. Po si mund të jetë puna e qeverisë së Shqipërisë që të verë rregull në kanal atje? Nuk e di. Ajo çfarë di është që në qoftë se nuk ia dalim të shkojmë në origjinë, në burim të problemit”, tha Edi Rama.

Pra Rama u thote partnerëve që të vendosin vizat në mënyrë që të frenohet eksodi i shqiptarëve. Kjo është çmenduri dhe e kthen vendin dekada pas.

Një tjetër kërcënim për të rikthyer regjimin e vizave është edhe për shkak të nismës absurde të Kryeministrit me shitjen e pasaportave. Progres raporti e thoshte qartë që rrezikojmë të na hiqen vizat nëse Rama çon deri në fund Pasaportat e Arta.

Në një kohë që presim të integrohemi në BE, bëmat e kryeministrit në çojnë vite e vite pas. Na kthen edhe një herë në regjimin e vizave. Ne duhet ta ndalojmë të gjithë së bashku. Duhet të jemi vigjilent para se të jetë vonë.

Etiketa: deputeti i PDpo kthehen vizatRama qeesharak

Lajme të lidhura

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore
Aktualitet

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër
Breaking Views

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Protestat studentore në Shqipëri/ Gazeta belge: Masat e Ramës ngjallin frikën e rikthimit në komunizëm, të rinjtë vijojnë qëndresën
Aktualitet

Protestat studentore në Shqipëri/ Gazeta belge: Masat e Ramës ngjallin frikën e rikthimit në komunizëm, të rinjtë vijojnë qëndresën

21:46 - 27/10/26
Para
Sfida me Realin në “Bernabeu”, Xavi bën publike listën e lojtarëve të grumbulluar

Sfida me Realin në “Bernabeu”, Xavi bën publike listën e lojtarëve të grumbulluar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias....

Lexo më shumë
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com