GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Po kthehej nga emigracioni, taksisti dhe pasagjeri i grabisin shqiptarit 2500 euro

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Po kthehej nga emigracioni, taksisti dhe pasagjeri i grabisin shqiptarit 2500 euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vushtri të Kosovës, pasi një qytetari i cili ishte duke shkuar me taksi në Mitrovicë, një pasagjer tjetër me forcë dhe me përdorim të sprajtit ia ka grabitur 2,500 euro dhe disa dokumente personale. Grabitësi bashkë me taksistin më pas janë larguar në drejtim të paditur, detaj që tregon se grabitja ishte e planifikuar. Të riut që sapo kishte ardhur nga Gjermania ky rrugëtim i kushtoi afër tre mijë euro.

“Një person ka njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një makinë taxi gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar makinën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti sapo ka hyrë në makinë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me makinën në drejtim të paditur. Viktimat kanë pranuar trajtimin mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti po hetohet” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky veprim nuk është e vetmja dëshmi që grabitësi dhe taksisti ishin bashkëpunëtorë. Pasagjeri i tretë në veturë kishte hipur pikërisht në vendin ku ndodhi grabitja, ndërsa pagesa parashihej vetëm për dy personat deri në destinacion. Ende nuk dihet se si grabitësi dhe taksisti e kuptuan se njëri nga pasagjerët kishte 2500 euro me vete.

Për rastin e grabitjes, policia sot prapë e ka ftuar për intervistë viktimën derisa i njëjti nuk ka pranuar të flas për RTV Dukagjinin rreth këtij rasti. Fakt tjetër që i shton dyshimet se grabitja ishte e planifikuar, sipas familjarëve të tij është edhe çmimi shumë i ulët të cilin taksi i kishte kërkuar këtij personi.

 

 

Etiketa: emigracionigrabitiKtheheshinshqiptarittaksisti

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
Temperaturat e larta “i vënë flakën” vendit, reagon Peleshi: Janë shuar të gjithë vatrat e zjarrit

Temperaturat e larta “i vënë flakën” vendit, reagon Peleshi: Janë shuar të gjithë vatrat e zjarrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF, bën me dije se kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore paradite dhe...

Lexo më shumë
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com