GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Po luan blofin”, Bardhi për firmat: Me kë tallen këta?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po luan blofin”, Bardhi për firmat: Me kë tallen këta?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas kreut demokrat, Lulzim Basha, ishte sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi që komentoi mbledhjen e 4200 firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe verifikimin e tyre.

Në një deklaratë nga selia blu, Bardhi tha se ish-kryeministri Berisha po luan blofin dhe se nuk kanë arritur të siguronin as ¼ e firmave, por më pak.

“Ka qenë një blof, kakofoni shifrash, një tallje me mundin e demokratëve për halle personale sepse nuk “Ne nuk jemi një organizatë që veprojmë në ilegalitet nuk kemi halle apo problem sa i përket ligjit. Në përgjegjësinë tonë kemi detyrimin ndaj demokratëve për të zbatuar statutin e PD. Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur deri tani asnjë kërkesë qoftë edhe një anëtari për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ajo që mbështetësit e PD kanë parë gjatë këtyre 2 muajve ka qenë një kakofoni shifrash, një tallje me mundin dhe sakrificën e demokratëve për interesa personale sepse nuk u arrit që pas këtyre mbledhjeve të siguroheshin ¼ e firmave. Ka më shumë se 2 muaj që vërtitet në çdo studio që duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar, ish kryetari Berisha, jo vetëm që nuk ka arritur të sigurojë atë gjë”, tha Bardhi.

Bardhi komentoi dhe deklaratën e ish-deputetit Gent Strazimiri, kur tha se firmat mund të vetë verifikohen, duke thënë se po tallen me demokratët.

“Nuk sillen firmat nga dera prapa, qoftë edhe në shoqërinë e kamerave, në kuti të mbyllura futen në një kasafortë. Në një zyrë që dua ta theksoj se zoti Paloka nuk ka as edhe një zyrë të vetën sepse ka një titull honorifik si kryetar i Këshillit Kombëtar. Tani na thuhet se duhet të hyjmë tek kasaforta e Palokës për të parë a janë firma. Madje sot na u tha se do të vetë verifikoheshin. Me kë tallen këta? Apo do verifikojnë firmat e njëri-tjetrit. E përsëris, kjo parti është institucion aq më tepër kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë. Por blofin me demokratët këta të fundit nuk ja kanë borxh askujt. Madje janë në borxh me demokratët”, u shpreh ai.

Sipas Bardhit, i vetmi hall i demokratëve është largimi një orë e më parë i regjimit të Edi Ramës.

Etiketa: firmatGazment BardhiKryesore1PD

Lajme të lidhura

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet
Breaking Views

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26
Para
Zyrtare, vendoset ku do luhet Inter-Juventus për Superkupën e Italisë

Zyrtare, vendoset ku do luhet Inter-Juventus për Superkupën e Italisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com