GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

“Po luftojmë çdo ditë me gjarpërinjtë”, dy vjet pas tërmetit familjet në Poliçan jetojnë ende në çadra

në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po luftojmë çdo ditë me gjarpërinjtë”, dy vjet pas tërmetit familjet në Poliçan jetojnë ende në çadra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy familje në fshatin Mbrakull të Poliçanit jetojnë ende në çadra. Edhe pse po bëhen gati dy vjet nga dita ku tërmeti i fuqishëm goditi vendin tonë shumë familje qëndrojnë në çadra. Premtimet e qeverisë mbeten boshe dhe ata deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare, përveç dy çadrave që ju sollën dhe ku banojnë ende edhe sot.

Albana Kelmendi dhe Ane Leka, shprehen se, po luftojnë çdo ditë me gjarpërinjtë në çadër por askush nuk ka ardhur më në zonë për ti parë, me gjithë ankesat që ato kanë bërë vazhdimisht në bashkinë e Poliçanit.

“Po luftojmë çdo ditë me gjarpërinjtë”, tha Leka.

“Ne jetojmë prej rreth dy vitesh në çadër, siç edhe e shihni shtëpitë tona janë të pabanuara pasi gjithçka është shkatërruar. Muret janë të gjitha të shkatërruara e të çara dhe çatia është e rrëzuar. Pas tërmetit erdhën specialistët, na i vlerësuan të pabanueshme dhe na sollën çadra për tu vendosur. Menduam se kjo do ishte e përkohshme por që nga ajo ditë askush nuk ka ardhur më.

Ne kemi marrë një shkresë nga Ministria përkatëse ku thuhet që jemi përfitues nga fondi i të prekurve nga tërmeti por deri tani nuk kemi përfituar asnjë ndihmë. Kemi shkuar në bashkinë e Poliçanit dhe na kanë thënë se nuk ka ardhur fondi për ta. Ne kërkojmë të na ndërtojnë të paktën një dhomë e kuzhinë ku të fusim kokën sepse po flemë në çadër me frikë nga gjarpërinjtë që na hyjnë brenda”, shprehen Kelmendi e Leka,

Në këtë kuadër ato i bëjnë apel për ndihmë edhe kryeministrit Edi Rama, pasi po vjen dimri dhe nuk mund ta përballojnë dot një dimër tjetër me fëmijët në çadra.

Etiketa: PolicanTermet

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë
Breaking Views

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
Horoskopi i së dielës, këshillat e yjeve sot për secilën shenjë
Horoskopi

Horoskopi i së dielës, këshillat e yjeve sot për secilën shenjë

07:45 - 08/11/26
Para
Lezhë/ U ndalën nga efektivët për kontroll, dy burrat u përgjigjen me dhunë, përfundojnë në pranga

EMRA, Plas sherri me thika në Tropojë, babai dhe djemtë plagosin një person, 3 të arrestuar

TË FUNDIT

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26

João Pinheiro është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për javën e pestë...

Lexo më shumë
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com