GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Po mashtron me ndërgjegje”/ Malltezi përplaset me Klodiana Lalën për çështjen ‘Partizani’

12:41 - 28/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po mashtron me ndërgjegje”/ Malltezi përplaset me Klodiana Lalën për çështjen ‘Partizani’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas deklaratave të gazetares Klodiana Lala për çështjen e kompleksit “Partizani”, ka ardhur dhe reagimi i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi.

Lala u shpreh dje se kjo është një aferë korruptive për mënyrën se si janë zhvilluar proceduar duke e krahasuar me atë të inceneratorëve. Sipas saj, nëse në rastin e Inceneratorëve brenda një dite i gjithë kabineti qeveritar ka vepruar me shpejtësi, e njëjta situatë është përdorur edhe në rastin e ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’.

Por Malltezi, një nga pronarët përfitues nga privatizimi i cilëson mashtrime këto deklarata dhe i kërkon gazetares të kërkojë falje. Sipas tij, aferë korruptive nuk është të marrësh atë që të takon sipas ligjit, por të mashtrosh me komandë publikun.

Sipas tij, nëse ka 1 shkelje ajo është qe sipas Ligjit shteti detyrohet të paguajë qira pronarëve të tokës derisa te përfundojë privatizimi i objekteve ndërsa në këtë rast nuk është paguar qira ndonëse procesi zgjati 3 vjet! Madje në të vërtetë procesi me gjithë kthimin e pronës tek i Zoti ka zgjatur 14 vjet!

“Përgënjeshtrim: Ne përgjigje te mashtrimeve te mbrëmshme te gazetares Klodiana Lala, por dhe ndonjë tjetri qe si ajo shpifin me regji, i them se:

1. Ti shpif kur krahason procesin e inceneratorëve me atë të privatizimit të objekteve të rrënuara te Partizani sepse ndonëse e di mire skemën e inceneratorëve për të cilën ke shkruar shumë shkrime, mashtron me qëllim sipas regjisë për ngjashmëri që nuk ekzistojnë me privatizimin e kompleksit partizani.
2. Ti shpif sepse e di që tek inceneratorët po vidhet para dhe pronë publike ndërsa këtu pronarit iu kthye prona e tij private e grabitur nga hajduti shtet komunist dhe se pronarët e tokës jo vetëm nuk morën nga shteti qiranë që i takonte me ligj, por paguan edhe 800 mijë usd të tjera për të blerë objektet e rrënuara dhe me 42 familje informale brenda!

3.Ti mashtron me ndërgjegje sipas regjisë sepse e di që ndërkohë që inceneratorët duheshin bërë me tender publik dhe duke respektuar afatet e ligjit, ato u bënë pa tender dhe Elbasani brenda 1 dite = 9 procedura kur duhej tender ndërkombëtar, ndërsa objektet e rrënuara të klubit që pronarët u detyruan t’i blejnë u privatizuan sipas ligjit dhe me një vonesë të tmerrshme që zgjati 3 vjet. Aferë korruptive nuk është të marrësh atë që të takon sipas ligjit, por të mashtrosh me komandë publikun për interesat e padronëve të tu, duke qenë në dijeni të plotë se po mashtron.

4.Nëse ka 1 shkelje ajo është qe sipas Ligjit shteti detyrohet të paguajë qira pronarëve të tokës derisa te përfundojë privatizimi i objekteve ndërsa në këtë rast nuk është paguar qira ndonëse procesi zgjati 3 vjet! Madje në të vërtetë procesi me gjithë kthimin e pronës tek i Zoti ka zgjatur 14 vjet!

5.Ke 24 orë të kërkosh falje për mashtrimet e bëra në emisioni “Open”, dhe të sigurohesh që marrin të njëjtin mbulim mediatik, në të kundërtën do kesh mundësi ta besh këtë në gjykate.”, deklaron Malltezi.

Etiketa: Klodiana LalaPartia DemokratikePartizani

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
FOTO/ E përditshmja portugeze i bën dalje CR7, sulmuesi kthehet në “shqetësim”

VIDEO/ Në Portugali kundër CR7, portugezi i hedh “benzinë zjarrit”, flak shiritin e kapitenit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com