GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Po më dridheshin gjunjët nga frika”, episodi që Blendi Fevziu s’e harron kurrë: Në krye të rreshtit pashë…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po më dridheshin gjunjët nga frika”, episodi që Blendi Fevziu s’e harron kurrë: Në krye të rreshtit pashë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blendi Fevziu ishte i ftuari special i rubrikës “Gjenerata  Alfa” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të diskutuar mbi famën, suksesin dhe idhujt. Ai mendon se dëshira për të qenë i njohur e për të pasur sukses është një nga elementët që ndihmon në zhvillimin e personalitetit. Problemi që gazetari sheh në këtë është tentativa për të qenë i njohur me çdo kusht.

Në raport me rrjetet sociale, fama përfshin turmën dhe të gjithë përpiqen të gjejnë diçka për të mos dalë nga trendi. Fevziu shpjegon se njeriu ka gjithnjë një dozë protagonizmi e ata që s’e kanë aspak këtë, janë veçse një pakicë. Ai kujton një rast që s’e harron kurrë gjatë kohës që ishte student dhe po ndodhte një demonstratë, por aty i zunë sytë njeriun që s’e kishte menduar kurrë.

Blendi Fevziu: Kam një rast që s’kam për ta harruar kurrë në jetën time, ua them të gjithëve sesi ndodh evidentimi i njerëzve meqë po flasim, kjo nuk është famë por mënyra sesi del. Në 9 dhjetor të vtit 1990 isha duke shkuar në shkollë. Isha në fakultet, shoku me të cilin shkoja në shkollë, Ben Blushi kishte ikur para se ne takoheshim në rrugë. Duke u afruar te “Rruga e Elbasanit” dëgjova thirrje. Gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte demonstratë, por demonstratë në Shqipërinë komuniste ishte e paimagjinueshme. Ndërkohë, vajzat e vitit  të parë, unë isha në vit të fundit, po vinin me vrap dhe thanë “demonstratë, ik me vrap, ik”. Në atë moment që unë ngela dhe desha të shkoja më përpara, mbërritën policë, forca speciale, ushtarë, u vendosën aty në rresht dhe në këtë kohë që unë po tmerrohesha nga prania e ushtarëve, policëve, gjithë frika që kishim grumbulluar me vite, ka qenë ndoshta hera e fundit në jetën time që po më dridheshin gjunjët nga frika.

Befas pashë rreshtin e parë të studentëve që erdhi nga kthesa, aty ku sot është ambasada amerikane. Në rreshtin e parë e di kë pashë? Njeriun më të urtë të kursit tim. Një djalë nga Gramshi i cili kurrë në 4 vite shkollë nuk kishte hapur gojën, kurrë ndonjëherë nuk ishte bërë protagonist, nuk  e kisha dëgjuar as në mësim. Njeriu më i qetë, më i sjellshëm, gjithmonë ishte në rreshtin e parë, i kapur përdore, protagonist dhe më iku edhe mua frika. Si një njeri del nga anonimati fare, një njeri pa asnjë lloj protagonizmi, por kurrë, edhe kur luanim futboll i thoshim, vinte më qetë, befas vihet në krye të një lëvizjeje që mund t’i hiqte kokën, mund t’i merrte jetën.

 

Lajme të lidhura

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!
Aktualitet

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë
Aktualitet

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
Para
Detaje të reja/ Kapet një prej të arratisurve, personi tjetër në kërkim

Detaje të reja/ Kapet një prej të arratisurve, personi tjetër në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!
Aktualitet

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

Ashtu si edhe nje dite me pare, studentët dhe të rinjtë që protestojnë në Tiranë kanë refuzuar ftesën për dialog...

Lexo më shumë
Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com