GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Po merrnin pjesë në një funeral/ Rusia sulmon me raketa, 51 viktima

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Po merrnin pjesë në një funeral/ Rusia sulmon me raketa, 51 viktima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një raketë ruse goditi mëngjesin e sotëm lagjen Slobidsky, që ndodhet në zonën qendrore të Kharkiv.

Objektivi i sulmit ishte një ndërtesë në një rrugë të rrethuar nga shtëpi civile.

Të paktën 51 persona mes tyre edhe një 8-vjeçar kanë mbetur të vdekur nga një sulm rus në fshatin Hroza, në jug-lindje të Kharkiv. Banorët e fshatit po merrnin pjesë në një varrim kur u goditën nga një raketë.  Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se nuk kishte objektiva ushtarakë në zonë, vetëm civilë, raporton BBC.

Kreu rajonal i Kharkiv, Oleh Synyehubov e përshkroi sulmin si një nga krimet më të përgjakshme të rajonit. Ai konfirmoi se të gjithë ata që vdiqën ishin banorë të fshatit dhe se sulmi i sotëm vrau 20% të popullsisë së tij.

“Një e pesta e këtij fshati ka vdekur në një sulm të vetëm terrorist,” tha ai në televizionin kombëtar. Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko tha se çdo familje ishte e prekur në fshat.

Interfax Ukraine raportoi se funerali ishte për një ushtar ukrainas. E veja e tij, djali, gjithashtu ushtar dhe nusja ishin në mesin e të vrarëve, citoi gazeta të ketë thënë prokurori lokal Dmytro Chubenko. Ushtari ishte varrosur më parë në Dnipro, por të afërmit e tij thanë se donin ta rivarrosnin në fshatin e tij të lindjes.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se akti “nuk mund të quhet as një akt kafshëror – sepse do të ishte një fyerje për kafshët”.

Ai akuzoi Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të fshatit ndërsa njerëzit u mblodhën për shërbimin përkujtimor dhe tha se “nuk ishte një goditje e verbër”.

Distrikti Kupyansk, pjesë e të cilit është fshati, ka qenë në vijën e parë të përleshjeve midis ushtrive ruse dhe ukrainase që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në shkallë të gjerë në shkurt të vitit të kaluar.

 

Etiketa: Lufta në Ukrainëraketa ruseRusia

Lajme të lidhura

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë
Aktualitet

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

20:14 - 24/10/26
Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë
Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26
Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës
Aktualitet

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26
Para
Edi Rama dhe bashkëshortja takojnë Mbretin e Spanjës, publikon pamjet

Edi Rama dhe bashkëshortja takojnë Mbretin e Spanjës, publikon pamjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë
Aktualitet

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

20:14 - 24/10/26

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar pas lëndimit të gazetarit të News24, Klevin Muka, gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në...

Lexo më shumë
Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26
Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26
Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26
Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

19:10 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com