GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Po na nxjerrin në rrugë’, tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Po na nxjerrin në rrugë’, tregtarët futen me forcë brenda Bashkisë së Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra tregtarë kanë braktisur ditën e sotme punën për të protestuar kundër largimit nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre prej tre dekadash. Me një të ardhme të pasigurt, ata janë mbledhur para bashkisë, duke kërkuar një zgjidhje nga autoritetet vendore.

“Po na heqin pas 30 vitesh këtu. Ku të shkojmë? Jemi hallexhinj, me qira, me fëmijë, pa punë,” shprehet një prej protestuesve, duke përmbledhur dramën ekonomike dhe sociale me të cilën përballen shumë familje.

Protestuesit deklarojnë se kanë ndërprerë punën dhe janë në pritje të një takimi me kryetaren e bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, për të marrë një shpjegim zyrtar për fatin e tyre.

Pavarësisht një takimi të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, situata mbetet e paqartë dhe tensioni është në rritje. Skeptikë për një zgjidhje të shpejtë, tregtarët shprehen se ndihen të braktisur. “Çfarë zgjidhje do të japin këta?” pyet një tjetër protestues, ndërsa shton se ka mundësi për alternativa, por mungon vullneti.

Situata ka dalë jashtë kontrollit mesditën e sotme në Vlorë, ku tregtarët protestues janë futur me forcë brenda ambienteve të Bashkisë, në shenjë revolte ndaj vendimeve që po i nxjerrin në rrugë dhe po i lënë pa punë.

Të revoltuar dhe të dëshpëruar, tregtarët hynë brenda bashkisë, duke kërkuar takim urgjent dhe zgjidhje konkrete për fatin e tyre.

Sipas tyre, edhe takimi i zhvilluar një ditë më parë me kryetaren e bashkisë, Bruna Mersini, nuk solli asnjë zgjidhje konkrete, duke i detyruar kështu të reagojnë me protesta dhe veprime më të forta.

Tregtarët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen dhe se aksionet e tyre do të vijojnë nëse institucionet vendore nuk reflektojnë dhe nuk ofrojnë zgjidhje të menjëhershme.

Një prej tregtareve u shpreh se jetesën e ka siguruar me punë të ndershme.

“Unë kam djalë për të ushqyer. As s’kam vrarë, as s’kam prerë, as me drogë s’i kam marrë. Vetëm me djersën e ballit.

Kam atë biznes që kam atje dhe po aty duam të qëndrojmë. Aty dhe nuk lëviz. Hajde bre! Merr armët dhe më vrit

Kemi 30 vjet. Po. Po nuk duam të lëvizim fare nga puna. Aty paguajmë taksat, të gjitha. Edhe po të bëhet tregu, ne që shesim në rrugë na tha, ‘nuk ju garantoj dot’.

Sot e kemi lënë punën të gjithë. Imagjinoje, gjithë këta tregtarë e kanë lënë punën, kanë lënë bukën e gojës”.

Bashkia e Vlorës ka dhënë një ultimatum të paprecedent, duke u kërkuar tregtarëve që brenda vetëm tre ditësh të largohen nga Tregu Industrial.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë është parashikuar të ndërtohet një treg i ri, por tregtarët shprehen të shqetësuar se projekti mund të mos realizohet, ndërsa kanë akuzuar autoritetet për mungesë transparence dhe përgjegjësie.

 

Etiketa: BashkiKryesore1tregtareVlore

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (Emri)

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com