GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Po na vret’, Boçi ngre alarmin: Inceneratori duhet të fiket sot

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Po na vret’, Boçi ngre alarmin: Inceneratori duhet të fiket sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati o koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Elbasanit, Luciano Boçi ka ngritur alarmin se inceneratori në këtë qytet, ka vetëm një funksion: të ndëshkojë me vdekje banorët.

“Unë nuk mundem të shoh miqtë e mi në sy dhe të mendoj në heshtje se kur do të vdesë seicili prej tyre. Ky incenerator është dënimi ynë kolektiv.”, shkruan ndër të tjera kandidati demokrat.

Reagimi i plotë

E ashtuquajtura afera e Inceneratorëve nisi në Elbasan. Ishte viti 2014.

Nisi këtu, sepse Elbasani konsiderohej një mjedis i vdekur, një trup i vrarë nga ndotja historike, një kufomë territoriale, një hapësirë pa asnjë shpresë.

Inceneratori ishte gozhda e fundit në një arkivol – tashmë të nisur drejt varrit.

Kjo çështje nuk ngrihet për të diskutuar mbi vjedhjen. Me atë merret SPAK!

Unë dua të flas për kërcënimin mjedisor dhe për rrezikun eminent që kjo vepër paraqet për çdo banor të bashkisë Elbasan. Kjo bashki u konsiderua kaq e pavlerë nga socialistët sa ata mblodhën aty mbetjet urbane të krejt qarkut.

Teknologjia e zgjedhur shpërfillte çdo parametër mbrojtës të mjedisit. U zgjodh e vjetër që të ndihmonte ata që do të vidhnin. Por nuk është kjo çështja – e thamë! Teknologjia e vjetër dënon me vdekje banorët e këtij rajoni.

Hiret që ajo nxjerr janë kancerogjenë! Tymrat që ajo nxjerr janë kancerogjenë. Në një bashki me shpeshtësinë e kancerit disa herë më të lartë se çdo qytet tjetër – ky investim është vërtet një makinë vrasëse, një ndëshkim kolektiv.

Vendi i zgjedhur është një tjetër krim ekologjik. Tymrat e inceneratorit ndotin përfundimisht hambarin e prodhimit bujqësor të bashkisë së Elbasanit – Jagodinën, Kuqanin, tokën më pjellore që kemi.

Të flasësh për turizëm në një pavion onkologjie është marrëzi! Pse duhet të mendojmë a do t’i mbijetojmë këtij kampi përqëndimi ku na kanë futur? Herët ose vonë gazrat dhe hiret kancerogjene do të na arrijnë dhe të na shenjojnë me shenjën fatale të sëmundjes.

Në këto javë e muaj kur kam punuar programin tim zgjedhor kam rikaluar në dorë të gjitha dëshmitë e mbledhura në komisionin hetimor të inceneratorëve. Kam folur me ekspertë të vendit dhe të huaj, kam vlerësuar me ta të dhënat teknike të impiantit dhe analiza e rrezikut – më bind përfundimisht se Inceneratori duhet mbyllur.

Së pari, ai duhet fikur. Së dyti – ai duhet hequr bashkë me malin me plehra që e shoqëron.

Unë nuk mundem të shoh miqtë e mi në sy dhe të mendoj në heshtje se kur do të vdesë seicili prej tyre. Ky incenerator është dënimi ynë kolektiv.

Si qytetar i Elbasanit unë nuk mund të pranoj që pronat tona vetëm të humbin vlerë ndërsa qyteti braktiset dhe askush nuk i afrohet më.

Si njeri politik unë nuk mund të pranoj të shoh njerëz që sa më shumë punojnë në bujqësi, aq më të varfër janë, sepse produkti i tyre konsiderohet një Helm me ngjyrë të gjelbër.

Unë nuk mund të lejoj që dikush t’u bëjë njerëzve të mi një padrejtësi të tillë.

Këtu nuk është më fjala për role politike. Këtu është fjala për të ndaluar një dhunë masive që na ka dënuar të gjithëve si komunitet, si qytetarë, me vdekje.

Inceneratori duhet të fiket SOT. Inceneratori nuk mund të jetë banor i kësaj bashkie.

Ose ne, ose ai.

 

Etiketa: BociinceneratorKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën
Aktualitet

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve
Aktualitet

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26
Para
Hasmëria mes fiseve, pajtuesi i gjaqeve: Ardiani kërkoi pajtim

Gjitha lëvizjet e informatorëve të përfshirë në vrasjen e Nikulaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën
Aktualitet

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas kontrabandës së armëve. Në një konferencë për...

Lexo më shumë
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin e njohur

Strasburgu rrëzon përsëri Vettingun, Gjykata Europiane kthen në detyrë prokurorin Adnand Kosova

11:56 - 06/10/26
Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

Takimi me kongresmenët/ Vokshi: Me delegacionin amerikan diskutuam për krimin, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve

11:42 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com