GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Po shkelmon interesin e shqiptarëve”, Berisha: Rama, skllav i Vuçiç

18:46 - 16/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po shkelmon interesin e shqiptarëve”, Berisha: Rama, skllav i Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të fushatës për kreun e PD-së u ndal sot në qytetin e Kukësit. Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilësoi përkrahës të Vuçiç.

Berisha u shpreh se Rama qëndron në krah të Vuçiç për të nxjerrë keq Albin Kurtin, ndërsa qëndrimin e tij e cilësoi si të një “skllavi”, me qëllim kryesor shkelmimin e interesit të shqiptarëve.

“Rama nuk kursen fjalë të mirë pa thënë për Vuçiçin për të nxjerrë Albin Kurtin apo atë tjetrin para Kurtit dhe udhëheqjen politike të Kosovës.

Po çfarë ndodh më këtë qëndrim? Pas shekujsh ne u bëmë të lirë. Në Kosova shqiptarët janë të lirë edhe në Shqipëri janë të lirë. Fuqia e një njeriu të lirë është e pakrahasueshme.”, theksoi lideri legjendar i PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se PD është shpresa e vetme për shqiptarët për largimin e Ramës.

“Në vend që të ndihemi të fuqishëm vazhdojmë të ndihemi të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufiri dhe armiqësia ideologjike Enver – Tito. Sot po na përgjysmon qëndrimi filo serb, qëndrimi prej skllavi që mban Rama duke shkelmuar, interesin e çdo shqiptari.

Ne erdhëm nga shtator deri më sot duke kaluar çdo përpjekje. Lëvizja jonë ishte lëvizje idealiste dhe nuk mund të ndalej. Por sot kjo lëvizje, në këtë stacion ku kemi arritur ne ka një mision shumë herë më të rëndësishëm. Ka një mision më të vështirë, secili prej jush jeni këtu si misionarë që kapërcyen cdo vështirësi, çdo trysnin, çdo përpjekje për shantazh. Por PD nuk mund të jetë gjë tjetër, veçse mjeti që duhet të shpëtojë Shqipërinë nga ky regjim i cili është shqiptar, shqipfolës, por vepron sikur të mos ishte shqiptar.”, u shpreh Berisha.

Lideri legjendar i PD-së u ndal tek eksodi masiv i shqiptarëve në këto vitet e fundit, duke ia faturuar qeverisë aktuale.

“Kemi 9 vite me qeveri të Ramës. Në 9 vite shqiptarët jo që nuk kanë patur rritje rrogash, por ata që kanë marrë rrogë mesatare dhe të ulët, sot për shkak të rritjes së çmimeve marrin 50% më pak.

A nuk jemi kthyer sot ne një komb pa të ardhme? Po, sepse po iku rinia e një kombi i ikën e ardhmja. Dy gjera rrënojë të ardhmen e secilit prej nesh: Ikja e të rinjve dhe borxhi i tmerrshëm që ka rritur”, tha Berisha.

PD mban zgjedhjet për kreun e PD-së më 22 maj ku ish-kryeministri Sali Berisha garon përballë ish-kreut të degës së Kukësit, Ibsen Elezi.

 

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Ja si t’i mbani luleshtrydhet të freskëta për një kohë të gjatë

Ja si t’i mbani luleshtrydhet të freskëta për një kohë të gjatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com