GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Po shkëmbenin 1 kg kokainë/ Kapen “mat” dy persona në Tiranë, tjetri ikën me vrap (EMRAT)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Po shkëmbenin 1 kg kokainë/ Kapen “mat” dy persona në Tiranë, tjetri ikën me vrap (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestohen dy persona nga Policia e Tiranës. Mësohet se ata u kapën duke shkëmbyer 1 kg kokainë. Gjithashtu uniformat blu kanë shpallur në kërkim një tjetër, i cili do të merrte pakon me lëndën narkotike.

Sipas informacioneve, shërbimet e policisë kanë evidentuar në Marikaj,  shtetasit e arrestuar Sokol Gjeci dhe Albert Cenaj duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policise:

Tiranë / Sekuestrohet rreth 1 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Ëhite pack”.

U kapën në flagrancë gjatë tentativës për t’i dhënë një 23-vjeçari, pakon me rreth 1 kg kokainë, vihen në pranga 2 bashkëpunëtorët.

Shpallet në kërkim 23-vjeçari që do të merrte pakon me lëndë narkotike.

Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ”Ëhite pack”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. Gj., 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe A. C., 42 vjeç, banues në Shijak.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë evidentuar, në Marikaj, shtetasit e arrestuar S. Gj. dhe A. C., duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: KokainePoliciaTirane

Lajme të lidhura

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!
Aktualitet

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!
Aktualitet

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26
Para
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!

Oj gra, luani shah! Ju e keni pushtetin…

Discussion about this post

TË FUNDIT

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur pranimin e kërkesës së autoriteteve turke për ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici, e cila u...

Lexo më shumë
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com