GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Po shkojmë drejt një kolapsi”, Basha takohet me banorët e Vorës: Keni forcën për t’i dhënë një sinjal të fortë të keqes

16:33 - 01/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po shkojmë drejt një kolapsi”, Basha takohet me banorët e Vorës: Keni forcën për t’i dhënë një sinjal të fortë të keqes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të Vorës bashkë me kandidatin e PD-së për këtë bashki, Ymer Marku. Gjatë takimit me Bashën, qytetarët kanë shprehur problematikat e tyre mbi rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti si dhe vështirësitë ekonomike. Tregtarët e zonës shprehen se vështirësitë ekonomike janë nga më të ndryshmet

“Nuk kemi fjalë që t’i përshkruajmë. Shpresojmë që ndryshimi duhet të vij me patjetër sepse në këtë formë dhe në këtë mënyrë është shumë e vështirë qoftë nga ana psikologjike, qoftë nga ana ekonomike, nga të gjitha anët, ne po shkojmë drejt një kolapsi” – u shpreh një nga tregtarët.

Një nga qytetarët ngriti shqetësimin e problemeve që shkaktoi tërmeti i 2019-ës, që akoma nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Ne s’kemi drita. Këtu është bërë masakër. Këtu kanë rindërtuar shtëpitë e braktisura. Janë njerëzit në Itali, kanë marrë gjithë këstet, marrin dhe shtëpi. Të gjithë shtëpitë e braktisura janë rindërtuar, asnjë shtëpi tërmeti nuk është bërë këtu. Hajde të  çoj me fakte të t’i tregoj ku janë” – u shpreh një nga qytetarët.

Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve, Basha banorët e Vorës e kanë forcën për t’i dhënë një shenjë, një sinjal të fortë të keqes. Sipas tij, vota për Ymer Markun është zgjidhja që hallet e banorëve të jenë në qendër të vëmendjes të Bashkisë Vorë.

“Si kanë shkuar lekët e njerëzve? Se lekët tuaja janë ato, të taksave janë. Duke nisur nga ankesat dhe denoncimet e banorëve e deri tek librat, se në shtet çdo gjë le gjurmë, siç e keni parë dhe me këtë të inceneratorëve. Këta kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve , e do zhdukeshin pa lënë gjurmë. Gjëja e parë me vendos drejtësi, se nuk është fillimi i një rruge. Prandaj e diela ka këtë rëndësi, është një hap i parë për të treguar, që shqiptarët e kanë forcën, banorët e Vorës e kanë forcën për t’i dhënë një shenjë, një sinjal të fortë të keqes. Të paktën keni njeriun tuaj që j’ua njeh hallet, j’ua qan hallet, e keni derën e hapur, e dini që është një njeri që nuk përkulet para presionit të askujt dhe të paktën ato taksat e bashkisë që ju i paguani njësoj siç paguani e qeverisë të mos shkojnë për këto 700 veta që nuk merret vesh se çfarë pune por të shkojnë tek hallexhinjtë, të shkojnë tek familjet në nevojë dhe për të riparuar këto banesat që kanë dy vite e tre muaj që nuk preken ndërkohë që njerëzit jetojnë akoma në çadra, se kur ju thua që njerëzit jetojnë në çadra e kyçin gojën, bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Nuk është zgjidhja përfundimtare por e keni një njeri tuajin aty që do të ketë hallet tuaja në mendje e në zemër edhe forcën për të ngrit zërin për ju. Do e keni sikur të ishte vetja juaj, por e keni në bashki” – tha Basha.

Etiketa: BanorëtforcafortekolapsLulzim Bashasinjalvore

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Video/ Rusia bombardon Kievin, sulmohet kulla e një televizioni ukrainas

Video/ Rusia bombardon Kievin, sulmohet kulla e një televizioni ukrainas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com