GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Po të dëgjonte Rama burrat e Kosovës, nuk do dukej si bretkosë sot

18:37 - 01/07/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse u zhduk kriza dhe ra qetësia?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hysni Gurra

Po të kishte dëgjuar kryeministrat e Kosovës, Edi Rama do t’i kishte kursyer vetes turpërimin e mbylljes së Ballkanit të Hapur.

I investuar prej 10 vitesh në miqësinë me “vllaun Vuçiç”, Rama u armiqësua me Isa Mustafën, me Hashim Thaçin, me Ramush Hajradinajn dhe Albin Kurtin.

Po të kishte dëgjuar burrat e Kosovës Rama nuk do të dilte naiv në politikën rajonale. I cytur nga ideja e të bërit lajm, dhe mu si bretkoska e përrallës që fryhet e fryhet për t’u bërë ka, Rama nisi aventurën e miqësisë me Vuçiç më 2014 me idenë se pas 70 vjetësh një udhëheqës shqiptar po viziton Beogradin.

Plani ishte perfekt. Rama ligjëroi si patriot në Beograd. Një tolerancë që Vuçiç e pranoi për t’i paraqitur Merkelit dhe Brukselit se tashmë në rajon kishin në një anë përfaqësuesin e serbëve Vuçiç dhe në anën tjetër “përfaqësuesin” e shqiptarëve Ramën.

Vuçiç, i cili mesa duket e njohu mirë Ramën, ja “njohu” rolin “ndërkombëtar”. “Unë jam për probleme të vogla” – thoshte Vuçiç, për “probleme të mëdha është Edi”.

Edi Rama me guximin e fillestarit në politikën rajonale dhe veçanërisht në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, mendoi se i njeh serbët më mirë se burrat e Kosovës. Madje po të rilexosh sot se çfarë ka thënë Edi Rama për të mirat që merr Kosova nga Ballkani Hapur, nuk mund të bësh gjë tjetër veçse   të mbash brinjët nga të qeshurat.

Po si erdhi puna që ideatori i “minishengenit Ballkanik”, ati i Ballkanit të Hapur të bëj një kthesë 180 gradë?! Kjo as që mendohej dy javë më parë. U desh rrëmbimi i tre policëve të Kosovës që Rama të kuptonte se kë kishte përballë. Me lehtësinë me të cilët bën pazaret e vogla në Shqipëri, Rama mendoi se kishte investuar mjaftueshëm në miqësinë me Vuçiç që të lironte tre policët. Por Vuçiç, e shiti më shtrenjtë lirimin. Mori telefonatë nga sekretari Blinken dhe një lutje publike nga miku i tij Viktor Orban. Ishte ky i fundit që njoftoi lirimin ende pa dhënë “verdiktin gjykata serbe”.

Keqkuptimi i madh ndodh për faktin se Edi Rama nuk kupton dot se cili është interesi shtetëror? Edi Rama mendon se shteti është një mekanizmë që vihet në lëvizje me iphone dhe mjaft të shkruaj një tekst në whatsapp. Edi Rama e mendon shtetin dhe interesin shtetëror të ngjashëm me marrjen e një tenderi, apo hartimin e një ligji special.

Edi Rama nuk e di, nuk i intereson dhe nuk e kupton se cili është interesi shqiptar, apo kombëtar, madje nuk ka se si të dijë se cili është edhe interesi shtetëror i Shqipërisë. Për këtë gjë i falet se nuk di cili është interesi shtetëror serb. Nëse do të kuptonte se cili është interesi shtetëror serb, do të kuptonte më mire se pse 1000 banditë të stërvitur në Serbi morën pjesë në trazira dhe goditën KFOR-in, do të kuptonte se pse serbët kërkojnë që në Veriun e Kosovës të mos sundojë ligji, por krimi, do të kuptonte edhe pse Vuçiç nuk firmosi planin franko-gjerman në Ohër. Me atë që i ka bërë Kosovës, Edi Rama nuk ka jo ndikim, por as respekt në elitën e Kosovës. E provoi vetë se ka zero ndikim te Vuçiç dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të sillet si “Robert Çamçakëzi” dhe t’i bashkohet korit të “ndërkombëtarëve” duke fajësuar viktimën dhe jo agresorin. /Syri.net/

Etiketa: Hysni Gurra

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Përçarja e PD dhe kandidimi i Bashës për kryetar, Zekthi: S’duhej të kthehej, por…

Përçarja e PD dhe kandidimi i Bashës për kryetar, Zekthi: S’duhej të kthehej, por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com