GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Po vjen apokalipsi i radhës? Një super-shpërthim vullkanik

11:15 - 19/11/22
në Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
vullkanik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur flasim për probleme me natyrë globale, të cilat mund të ndikojnë tek mbijetesa dhe në përgjithësi ekzistenca e njerëzimit në këtë planet, nuk i referohemi thuajse fare asaj që përkundrazi është një rrezik më shumë se real sipas 2 studiuesve: mundësisë që në të ardhmen në Tokë të ndodhë një super-shpërthim vullkanik.

Shpërthime vullkanike në shkallë të gjerë

Një profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Birmingemit, Majkëll Kesidi, dhe një studiuese në Qendrën për Studimin e Rrezikut Ekzistencial në Universitetin e Kembrixhit, Lara Mani, kanë botuar së fundmi në studim të ri në revistën “Nature”.

Ata shpjegojnë gjatë 100 viteve të ardhshme, do të jenë shumë më të mundshëm shpërthimet vullkanike në shkallë të gjerë sesa përplasjet asteroideve. Madje sipas llogaritjeve të tyre qindra herë më të mundshëm. Dhe studiuesit ngrenë alarmin se njerëzimi po bën shumë pak përballë këtij rreziku të mundshëm.

Investimet në monitorimin e asteroidëve

Le të marrim rastin e asteroidëve. Deri më sot, shumë agjenci hapësinore kanë vendosur të investojnë qindra miliona dollarë në projektet e mbrojtjes planetare. NASA ka një projekt që synon të vëzhgojë çdo asteroid të madh. Synimi është ta kuptojmë se si mund të lëvizë ai, dhe nëse është drejtuar drejt nesh, duhet të gjejmë zgjidhje për t’ia ndryshuar trajektoren. MisioniDouble Asteroid Redirection Test (DART), do të përdoret për të llogaritur nivelin e “devijimit” të një asteroidi. Vetëm ky mision do të kushtojë më shumë se 330 milionë dollarë.

Super-shpërthimi i fundit ndodhi rreth 22.000 vjet më parë

Këto janë padyshim investime që duhen. Por Kesidi dhe Mani theksojnë se investime të ngjashme duhen bërë edhe për super-shpërthimet vullkanike. Pasi nuk po flasim për shpërthime vullkanike të thjeshta, si ato që shohim shpesh. Por për shpërthime që i lënë në hije këta të fundit, sa përket fuqisë dhe pasojave në planet.

Sipas raporteve nga ScienceAlert, që citon të dhëna nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, super-shpërthimi i fundit ka ndodhur afro 22.000 vjet më parë. Një super–shpërthim përkufizohet si i tillë kur ka një magnitudë 8, niveli më i lartë i Indeksit të Shpërthimit Vullkanik (VEI).

Shpërthimi i malit Tambora

Në vitin 1815, ndodhi shpërthimi i malit vullkanik Tambora në Indonezi, duke shkaktuar më shumë se 100.000 të vdekur. Ajo ngjarje u llogarit të kishte një magnitudë 7. Shpërthimi e uli temperaturën mesatare globale me 1 gradë Celcius, duke shkaktuar në 1816-ën të famshmin “vit pa verë”.

Pasojat tek të korrat ishin të mëdha, teksa u krijua një proces zinxhir, me zi buke dhe trazira të dhunshme në shumë zona të botës. Duke pasur parasysh se që nga viti 1815, popullsia njerëzore është shumëfishuar, dhe marrëdhëniet ndërkombëtare janë globalizuar, pasojat negative nga një ngjarjeje si ajo e 1815-ës do të ishin sot shumë herë më të rënda. Dhe po flasim për një magnitudë 7 dhe jo 8.

 

Super-shpërthimet ndodhin mesatarisht një herë në 14.300 vjet

Në një studim të vitit 2021, një ekip studiuesish analizuan bërthamat e akullit nga Grenlandadhe Antarktida. Ata zbuluan se midis 60.000–9.000 vjet më parë kanë ndodhur 97 ngjarje. Ato kanë pasur ndikime klimatike të krahasueshme me ato të një shpërthimi me magnitudë 7 ose më të madh. Llogaritjet sugjerojnë se super-shpërthimet me magnitudë 7 ndodhin mesatarisht një herë në 625 vjet, ndërsa ato me magnitudë 8 (super–shpërthimet), ndodhin një herë në 14.300 vjet.

Duhen satelitë për të vëzhguar

Ne dimë ende pak mbi super–shpërthimet, dhe kemi dyshime nëse mund ta dallojmë në kohënjë gjë të tillë. Sipas studiuesve, përveç monitorimit tokësor, duhet të shfrytëzohen edhe pajisje për vëzhgim satelitor, dhe vëzhgim nga ajri në lartësi më të vogla. Në këtë aspekt, duhet të projektohet enkas një satelit i specializuar për të vëzhguar vullkanet. / notizie scientifiche

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Alibeaj për Portin e Durrësit: Rrëmben pasuritë e shqiptarëve

Alibeaj për Portin e Durrësit: Rrëmben pasuritë e shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht...

Lexo më shumë
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26
Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Horoskopi, ja çfarë kanë rezervuar yjet për sot

07:45 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com