GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Poçemi, fshati pa rrugë e qendër shëndetësore

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Poçemi, fshati pa rrugë e qendër shëndetësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Poçemi, një fshat i lënë në harresë që ende vuan mungesën e infrastrukturës. Pa rrugë të asfaltuar dhe pa qendër shëndetësore, Poçemi është pjesë e njësisë adiministrative Fratar, të Bashkisë Mallkastër.Mungesa e investimeve në këtë zonë ka “paralizuar” zhvillimin e këtij fshati sipas fermerëve të zonës, të cilët theksojnë se shtrimi i rrugës kryesore do të përgjysmonte lidhjen e autostradës Levan-Tepelenë me Vlorën.

Rruga kryesore që do të ndihmonte të progrersin ekonomik të këtyre familjeve është afro 7 km e gjat që lidh autostradën Levan  Tepelenë. Banorët e zonës kryesisht merren me vreshtari, ullishte dhe blegtori, por mungesa e rrugës i penalizon në tregtimin e prodhimit të tyre në tregjet e Fierit apo të Vlorës.

Resurse natyrore janë një vlerë e shtuar e kësaj zone, por sërish mungesa e investimeve i zbeh këto elementë, ndaj banorët pohojnë se shtrimi i këtij segmenti rrugor është domosdoshmëri, pasi nga austostrada Levan – Tepelene deri në Vlorë nga Poçemi do të shkurtohej 50% e rrugës.

Kjo rrugë tejet e amortizuar po u shkatërron banorëve dhe automjetet që ata qarkullojnë, por penalizon dhe turizmin, pasi grupe turistësh nga vende të ndryshme të botës  vijnë nga Vlora për në Bylis dhe anasjelltas.

Shqetësuese për banorët mbetet dhe mungesa e qendrës shendetësore e cila është gati në rrënim për shkak të dëmtimeve  nga tërmeti por edhe nga shkarja e tokës nga lagështira. Ata thonë se e marrin shërbimin shëndetësor, ndonëse godina është thuajse e rrënuar.

Kjo situatë pranohet dhe nga infermiera e kësaj qendre shëndetësore e cila thekson se bashkia është në dijeni të kësaj situate, por nuk kanë reaguar ende.

Premtimet për investim në zonë shfaqen vetëm gjatë zgjedhjeve, por mbeten thjesht premtime elektorale të pazbatuara.

Etiketa: infrastrukturePocemqender shendetesore

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Ndërtuan pa leje në Palasë, vendimi për 11 punëtorët dhe specialistët e IKMT

Ndërtuan pa leje në Palasë, vendimi për 11 punëtorët dhe specialistët e IKMT

TË FUNDIT

Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!
Aktualitet

Shpërthen pedagogia: Rama është turpi i këtij vendi, Shqipëria meriton bekimin, jo mallkimin!

12:28 - 20/10/26

Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai...

Lexo më shumë
Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

Ovacione dhe duartrokitje para Kryeministrisë, studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës kundër Ramës

12:04 - 20/10/26
Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

Dhuna policore ndaj të rinjve! Aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Edi Ramën dhe kreun e Policisë

11:43 - 20/10/26
Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

Refuzojnë dialogun, pedagogë dhe studentë sfidojnë kryeministrin poshtë zyrës së tij: Pa dorëheqje s’ka dialog

11:25 - 20/10/26
Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

Rama nxjerr drejtoreshën e MIA-s për të dialoguar, studentët e përzënë: Duam dorëheqje!

11:19 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com