GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pogradeci binjakëzohet me dy klubet e njohura ballkanike

17:40 - 12/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pogradeci binjakëzohet me dy klubet e njohura ballkanike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteti i Pogradecit është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të ekipeve shqiptare për të kryer fazën përgatitore, për shkak të klimës së favorshme që ka në stinën e verës.

Ndërkohë, së fundmi, bashkia e qytetit liqenor ka bërë një marrëveshje binjakëzimi me dy nga klubet e elitës së futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Partizanin dhe Dinamon.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë bashkia nëpërmjet një shkrese zyrtare ku tregohet se skuadra e Pogradecit, që këtë sezon militon në Kategorinë e Dytë, ka të drejtë që fazën dimërore ta zhvillojë pa pagesë në njërën prej fushave të ambienteve sportive të Partizanit dhe Dinamos.

Gjithashtu liqenorët mund të huazojnë lojtarë në merkaton e dimrit, nga radhët e Partizanit dhe Dinamos. Kjo marrëveshje binjakëzimi është e vlefshme për sezonin e ri.

Shtohen radhët në stërvitje te liqenorët në këto ditë gushti, ku të mërkurën janë bashkuar me grupin aktual në stërvitje edhe tre lojtarë të tjerë nga qarku. Ata janë mbrojtësi Mateo Përe dhe mesfushori Fabjan Nallbati, të dy ish-lojtarë të Devollit sezonin e kaluar, përkatësisht 29 dhe 28 vjeç.

I treti është Xhoni Ivani i ardhur nga skuadra e Maliqit, mesfushor me tipare sulmuese, 24 vjeç. Xhoni Ivani në Pogradec do të gjejë edhe vëllain e madh Paolon. Nga klubi vjen konfirmimi se të tre lojtarët kanë rënë dakord edhe për anën financiare dhe pritet të nënshkruajnë e të jenë pjesë e sezonit të ri.

Duhet theksuar se mbrojtja në ekip ka filluar të mbipopullohet dhe për momentin janë 10 mbrojtës duke përfshirë edhe dy të rinjtë Veizi e Lipo.

Pa harruar përveç dy prurjeve të reja si Përe që ka rënë dakord dhe braziliani Zhoao që pëlqehet nga stafi, përfshirë këtu Hysenllarin me eksperiencën e madhe, i cili ka vite që ruan prapavijën pogradecare dhe veteranin Pura.

Ndërsa Xhoni Ivani pritet t’i shërbejë fazës së sulmit si një mesfushor me tipare sulmuese ku atje në atë vijë janë larguar emra si Henrike, Hyzellari e Shyti. Sot është programuar edhe një ndeshje miqësore me Flamurtarin në Pogradec./PanoramaSport

Etiketa: pogradeci

Lajme të lidhura

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje
Sport

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
Para
Aksidenti në Gjirokastër, ja kush ishte bariu që humbi jetën

Aksidenti në Gjirokastër, ja kush ishte bariu që humbi jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26

Raporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025 ka zbuluar një hartë rrëqethëse të abuzimit...

Lexo më shumë
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

Sot seancë plenare! Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi AKSHI-n, te interpelanca e Braçes me Kumbaron

07:54 - 09/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Prill 2026

07:46 - 09/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 9 Prill 2026

07:35 - 09/04/26
Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com